Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës

The Geopost April 3, 2026 2 min read
Share the news

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në një moment kur Beogradi po intensifikon retorikën dhe veprimet diplomatike në linjë me Moskën, në raport me çështjen e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, Lavrov ka përsëritur qëndrimin e njohur të Rusisë për “ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, duke theksuar se Moska do të mbështesë një zgjidhje për Kosovën në përputhje me interesat serbe dhe interpretimin rus të së drejtës ndërkombëtare.

Kjo deklaratë vjen në vazhdën e një narrative të konsoliduar ruso-serbe, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Në të njëjtën linjë, Daçiq dhe Lavrov theksuan përkushtimin ndaj politikave të udhëhequra nga presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si strategjik dhe në zgjerim, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Analistët e shohin këtë komunikim si pjesë të një strategjie më të gjerë të Serbisë për të ruajtur balancën midis Perëndimit dhe Rusisë, por njëkohësisht për të forcuar narrativën kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Përmes koordinimit të vazhdueshëm me Moskën, Beogradi synon të mbajë të gjallë diskursin se statusi i Kosovës nuk është i mbyllur, pavarësisht realitetit në terren dhe njohjeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova.

Në deklaratë theksohet gjithashtu “miqësia shekullore” dhe “afërsia e popujve vëllezër”, elemente që shpesh përdoren në komunikimin politik serbo-rus për të legjitimuar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të ndërtuar një narrativë alternative ndaj asaj perëndimore.

Ky zhvillim konfirmon vijimësinë e një politike të dyfishtë të Serbisë: në njërën anë integrimi formal drejt Bashkimit Evropian, dhe në anën tjetër thellimi i lidhjeve politike, ekonomike dhe strategjike me Rusinë, duke përdorur çështjen e Kosovës si pikë kyçe për të sfiduar rendin dhe narrativën perëndimore në rajon.

The Geopost

Tags: Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Vulin vazhdon narrativën kundër NATO-s dhe Perëndimit, thekson afërsinë me Rusinë
Next: Dy aleatët e ngushtë të Rusisë – Pse Vuçiq ka frikë nga humbja e Orban në zgjedhje

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale 7 min read
  • News

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

The Geopost November 23, 2026
Dodikët i kthejnë shpinën Vuçiqit pas humbjes së zgjedhjeve, tani i vardisen Listës Studentore në Serbi 5 min read
  • Ballkan

Dodikët i kthejnë shpinën Vuçiqit pas humbjes së zgjedhjeve, tani i vardisen Listës Studentore në Serbi

The Geopost November 23, 2026
Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia 5 min read
  • Botë
  • News

Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia

The Geopost November 23, 2026
Bakiqi në Kuvendin e Serbisë akuzon ish-pushtetin për lidhje me krimin e organizuar, përmend Radoiçiqin, Veselinoviqin dhe Belivukun 5 min read
  • Ballkan
  • News

Bakiqi në Kuvendin e Serbisë akuzon ish-pushtetin për lidhje me krimin e organizuar, përmend Radoiçiqin, Veselinoviqin dhe Belivukun

The Geopost November 22, 2026
Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiqit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore 3 min read
  • Ballkan
  • News

Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiqit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore

The Geopost November 22, 2026
Shqipëria rikthen rezervistët 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria rikthen rezervistët

The Geopost November 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.