Ekspertja amerikane e sigurisë dhe çështjeve të Ballkanit, Ivana Stradner, ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar nga mediat e afërta me pushtetin në Serbi, duke akuzuar regjimin e Aleksandar Vuçiqit për propagandë, sulme personale dhe përhapje të teorive konspirative në prag të zgjedhjeve.
Përmes një postimi në platformën X, Stradner ka deklaruar se ajo dhe dy kongresistët amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, janë bërë objekt i një tjetër fushate propagandistike, ku akuzohen se po dëmtojnë dialogun strategjik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Vuçiqi po bëhet nervoz! Një tjetër artikull propagandistik i regjimit kundër meje, Joe Wilsonit dhe Keith Selfit, ku na akuzojnë se po shkatërrojmë dialogun strategjik serbo-amerikan”, ka shkruar Stradner.
Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se Vuçiqi e kishte akuzuar personalisht se paguhej nga Qeveria amerikane për ta sulmuar atë.
“Vuçiqi më akuzoi gjithashtu se paguhem nga Qeveria amerikane për ta sulmuar ‘Vuçiqin e vogël’”, ka theksuar ajo.
Stradner i ka cilësuar këto akuza si pjesë të përpjekjeve për ta diskredituar atë dhe kritikët e tjerë të pushtetit serb.
Sipas saj, përdorimi i sulmeve personale dhe teorive konspirative vetëm disa ditë para zgjedhjeve është tregues i mënyrës se si autoritetet serbe po reagojnë ndaj kritikave.
“Kur një regjim u drejtohet sulmeve personale dhe teorive konspirative vetëm disa ditë para zgjedhjeve, kjo të tregon shumë”, ka shkruar Stradner.
Reagimi i saj vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ndërsa zhvillimet politike në këtë vend dhe marrëdhëniet e Beogradit me Uashingtonin vazhdojnë të jenë objekt debatesh.
Kongresistët Joe Wilson dhe Keith Self janë përmendur në reagimin e Stradnerit si persona që, së bashku me të, janë akuzuar nga mediat proqeveritare serbe për dëmtimin e dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve.
Stradner, e njohur për komentet e saj mbi sigurinë rajonale, ndikimin rus dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, e ka interpretuar këtë fushatë mediatike si reagim ndaj kritikave që i drejtohen pushtetit në Beograd.
The GeoPost
Vučić is getting nervous!
Another regime propaganda hit piece about me, @RepJoeWilson and @RepKeithSelf accusing us of ruining Serbian-American strategic dialogue.
Vucic also accused me of being paid by the U.S. government to attack “little Vučić.”
When a regime resorts to personal attacks and conspiracy theories just days before an election, it tells you plenty. 🙂
— Ivana Stradner (@ivanastradner) October 23, 2026

KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit
Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin