Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia

The Geopost October 23, 2026 3 min read
Share the news

Komisioni Evropian (KE) i doli në mbrojtje të delegacionit të Parlamentit Evropian (PE), i cili do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Serbi, pasi Beogradi zyrtar kundërshtoi përbërjen e tij.

“Sa u përket konkretisht misioneve për vëzhgimin e zgjedhjeve, dua të jem i qartë: ne i marrim shumë seriozisht të gjitha përpjekjet për të diskredituar deputetët e PE-së që marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve”, tha gjatë një konference për media zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wiegand.

Ai theksoi se puna e delegacionit bazohet në standarde të qarta, paanshmëri dhe ekspertizë shumëvjeçare.

“Prandaj, presim që të gjitha vendet, përfshirë, natyrisht, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë [për anëtarësim në Bashkimin Evropian], të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe transparente me përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve”, tha zëdhënësi në Bruksel.

“Vendosja e një misioni afatgjatë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSBE] për vëzhgimin e zgjedhjeve, meqë ra fjala, me kërkesë të autoriteteve serbe, si dhe ftesa drejtuar PE-së, përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt sigurimit të vëzhgimit të besueshëm të zgjedhjeve dhe mbështetjes së kontributit të vëzhguesve vendorë në integritetin e procesit zgjedhor”, shtoi Wiegand.

Ky reagim erdhi pasi kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, i dërgoi një letër presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në të cilën shprehu kundërshtimin për përbërjen e delegacionit, veçanërisht për emërimin e eurodeputetit Andreas Schieder si drejtues të tij.

Sipas Bërnabiqit, veprimtaria publike e deritanishme e disa anëtarëve të delegacionit dëshmon për “anshmërinë e tij të plotë politike”.

Pas pranimit të letrës, PE-ja njoftoi se nuk ka ndërmend ta ndryshojë përbërjen e delegacionit që do t’i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, që do të mbahen të dielën, më 25 tetor.

Më 22 tetor, letrës iu përgjigj edhe kancelari austriak, Christian Stocker, i cili tha se Vjena nuk e konsideron sinjal të mirë kritikën ndaj Schiederit, i cili është nga Austria.

Duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi më 25 tetor, zëdhënësi Wiegand tha se BE-ja po e ndjek nga afër procesin e ardhshëm të votimit.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë në thelb të demokracisë evropiane. Ato duhet të organizohen në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ditë më parë, thirrje të ngjashme për zgjedhje të lira dhe të ndershme bënë edhe një një grup senatorësh amerikanë nga dy partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara.

OSBE-ja ka angazhuar disa qindra vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në Serbi, që nga mesnata, është në fuqi heshtja zgjedhore./REL

Tags: Bashkimi Evropian Beograd Serbia

Continue Reading

Previous: Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
Next: “Vuçiqi po bëhet nervoz”, Stradner akuzon regjimin serb për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë

“Vuçiqi po bëhet nervoz”, Stradner akuzon regjimin serb për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë 2 min read
  • Ballkan

“Vuçiqi po bëhet nervoz”, Stradner akuzon regjimin serb për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë

The Geopost October 23, 2026
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim 6 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim

The Geopost October 23, 2026
Zjarre, dronë dhe grafite: Lidhja ruse në sabotim në të gjithë Evropën 9 min read
  • News

Zjarre, dronë dhe grafite: Lidhja ruse në sabotim në të gjithë Evropën

The Geopost October 23, 2026
Shtëpia e Bardhë njofton për armëpushim humanitar në Oleshki të Ukrainës 3 min read
  • Botë
  • News

Shtëpia e Bardhë njofton për armëpushim humanitar në Oleshki të Ukrainës

The Geopost October 23, 2026
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia

The Geopost October 23, 2026
Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35 2 min read
  • Botë
  • News

Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35

The Geopost October 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.