Presidentja e Kosovës, Vjosa Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen të dielën, më 25 tetor.
Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime dhe të shfrytëzimit të së drejtës demokratike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Teksa ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të siguruar një zë më të fuqishëm në Parlamentin e Serbisë.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë”, thuhet në mesazhin e saj.
Ajo ka theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja në zgjedhje është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

SERBIA APO MAFIA
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”
Franca dhe Britania kryejnë simulimin e parë të përbashkët të një sulmi bërthamor
NATO “zbarkon” në Ukrainë, në fokus ndihma ushtarake
Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia