Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës në Kosovë

The Geopost August 3, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar si “terror” veprimet e institucioneve të Kosovës sa herë që janë zhvilluar hetime apo arrestime të të dyshuarve për krime lufte.

Rrjedhimisht njëjtë reagoi edhe ndaj aksioneve të fundit në veri të vendit, ku po dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok.

Gjatë një vizite në Republikën Srpska, Vuçiq komentoi arrestimet e fundit të disa serbëve në veri të Kosovës, të arrestuar së fundmi lidhur me dyshimet për zhdukjen e 23 intelektualëve nga Mitrovica më 1999.

Siç edhe bën zakonisht, ai pretendoi sërish se autoritetet në Prishtinë “ushtrojnë presion” ndaj komunitetit serb.

“Serbët janë këtu, të fuqishëm, sikurse edhe serbët në Kosovë, të cilët edhe sot po i kundërvihen terrorit të tmerrshëm dhe çdo ditë po shpikin diçka kundër tyre… Askush nuk flet për vuajtjet e të krishterëve ortodoksë… Por askujt që po e terrorizon popullin tonë në Kosovë nuk i ka ecur dita deri në agim”, pretendoi Vuçiq, sipas Danas, transmeton KosovaPress.

Deklarata me përmbajtje dezinformuese ditëve të fundit kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë, duke vënë në pah një mobilizim të Serbisë në narrativat kundër Kosovës.

Ishte ministrja serbe, Snezhana Paunoviq që madje përmendi edhe “spastrimin etnik të Kosovës”, duke thënë se do ta bënte një gjë të tillë në kohën e Millosheviqit, më 1998.

Ndryshe, fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet, pas dyshimeve për ekzistencën e një varreze masive nga periudha e luftës, e ku janë gjetur mbetje mortore të njeriut dhe veshmbathje.

Lokacionin e kanë vizituar ditëve të fundit krerët shtetërorë në detyrë Albulena Haxhiu e Albin Kurti, ministri për Familje, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Ndërkaq dje – 2 gusht, një varrezë është zbuluar në Jabukë të Zubin Potokut.

Nga institucionet e Kosovës është përsëritur thirrja që Serbia të hapë arkivat shtetërore, ushtarake dhe policore, veçanërisht dokumentacionin e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, brigadë kjo që këtë fundjavë u nderua në Serbi.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia Varrezat masive

Continue Reading

Previous: Deklarata skandaloze e Daçiqit në vitin 2020: Çfarë t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi
Next: Dyshohet për zjarrvënie në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan, pak javë pas rikthimit pas 28 vjetësh

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze 5 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze

The Geopost November 5, 2026
Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska 6 min read
  • Ballkan

Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska

The Geopost November 5, 2026
Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit 2 min read
  • Ballkan

Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

The Geopost November 5, 2026
Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore 5 min read
  • Ballkan

Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore

The Geopost November 5, 2026
Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme? 2 min read
  • Ballkan

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?

The Geopost November 5, 2026
Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale 2 min read
  • Ballkan

Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale

The Geopost November 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.