Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

​Vuçiq del në mbrojtje të Radoiçiqit: Ndiqet për Kosovën, jo për krime

The Geopost June 30, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023 dhe për të cilin është lëshuar një njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim.

Vuçiq, në një konferencë për media në Beograd, i pyetur nëse Radoiçiqi po ruhet nga një pjesëtar aktiv i Xhandarmërisë serbe, pavarësisht deklaratës së tij të fundit se pjesëtarët e Policisë së Serbisë nuk duhet të ruajnë persona privatë, tha se ai nuk ka të dhëna të tilla.

“S’keni thënë pse Millan Radoiçiq është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, tha Vuçiq në konferencën për media në të cilën njoftoi masa për përmirësimin e standardit të jetesës.

Për Radoiçiqin është lëshuar edhe një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol-i, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Ndërsa Bashkimi Evropian shpreh pritshmërinë që autoritetet në Serbi të arrestojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, Radoiçiq në Serbi është i lirë dhe ka vendbanim të regjistruar në Beograd. Kundër tij në Serbi nuk është ngritur aktakuzë, edhe pse ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në të cilin u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.

Vuçiq nuk i mohoi të dhënat jozyrtare, të cilat i ka publikuar televizioni N1, se Radoiçiqi dhe ish-partneri i tij i biznesit Zvonko Vesellinoviq, i cili në publik paraqitet si biznesmen nga veriu i Kosovës, po mbrohen nga një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, që është njësi speciale e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Vuçiq tha se pjesëtarë të Xhandarmërisë nuk duhet ta ruajnë Vesellinoviqin.

“Duhet të më thoni pse është ndjekur penalisht zoti Vesellinoviq ose jo, por nëse më pyesni nëse duhet që persona aktivë nga Xhandarmëria t’i jenë në shërbim të sigurisë, unë do të sigurohem dhe do të bëj gjithçka që kjo të mos jetë rasti. Nuk mund të bësh as dy punë njëkohësisht”, tha Vuçiq.

Zvonko Vesellinoviq është ish-partner biznesi i Millan Radoiçiqit. Të dy janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se katër vjetësh, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Vuçiq në maj kishte paralajmëruar një ligj me të cilin do të largoheshin nga shërbimi të gjithë policët që “ruajnë pasanikë ose kriminelë”, pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, nën dyshimin se kishte fshehur një vepër penale në rastin e një të shtëne në një restorant në Beograd, ku u vra një burrë i lidhur me një nga grupet kriminale të Beogradit.

Gjykata e Lartë në Beograd në qershor ia zgjati paraburgimin Milliqit edhe për 30 ditë.

Prokuroria njoftoi se ka hedhur poshtë një pjesë të kallëzimit penal kundër Milliqit që lidhej me ndihmën ndaj kryerësit të vrasjes, për shkak të, siç u tha, mungesës së provave.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Milan Radoiçiq Zvonko Veselinoviq

Continue Reading

Previous: Protestat në Serbi: Me narrativin për Kosovën kundër pushtetit në Beograd
Next: Frontex: Rusët dhe kinezët keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi? 7 min read
  • Ballkan
  • News

Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

The Geopost October 3, 2026
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 6 min read
  • Ballkan
  • News

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.