Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Veteranët paralajmërohen të shmangin Serbinë pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të UÇK-së

The Geopost July 20, 2026 3 min read
Share the news

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, u ka bërë thirrje ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi, pasi lëvizja serbe “Zemra e Heronjve” publikoi emrat e pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova”.

Kjo organizatë, e cila përfaqëson pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe të përfshira në luftërat në ish-Jugosllavi, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe Prokuroria serbe për Krime Lufte që të verifikojnë emrat e publikuar dhe të përcaktojnë nëse ndonjëri prej tyre, sipas pretendimeve të saj, është i përfshirë në krime lufte.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Interpoli lëshimin e urdhërarresteve ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa listat ua ka dërguar edhe policive të disa vendeve të Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë për KosovaPress, Gucati tha se Serbia vazhdon të veprojë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe u bëri thirrje veteranëve të tregojnë kujdes të shtuar.

“Ne e dimë që Serbia nuk mendon mirë kurrë për shqiptarët e Kosovës, sidomos për pjesëtarët e UÇK-së. U bëjmë thirrje veteranëve që të mos kalojnë nëpër Serbi. Të kenë kujdes, sidomos pjesëtarët e këtyre dy brigadave, pasi tashmë emrat e tyre janë publikuar nga çetnikët serbë, të cilët kërkojnë verifikimin dhe ndalimin e tyre. Është e vërtetë që kanë kërkuar nga Interpoli dhe shtetet përreth që të ndalen pjesëtarët e UÇK-së”, deklaroi ai.

Gucati i bëri thirrje edhe Bashkimit Evropian që të mos veprojë sipas kërkesave të Serbisë.

“U bëj thirrje vendeve të Evropës që të mos bien nën kurthin e Serbisë, e cila synon vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën”, tha ai.

Ai kërkoi gjithashtu nga Qeveria e Kosovës që ta ngrejë këtë çështje në arenën ndërkombëtare dhe t’u drejtohet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Interpolit.

“Qeveria duhet të reagojë menjëherë dhe t’u dërgojë letër të gjitha vendeve të BE-së, sidomos atyre që janë anëtare të Interpolit, që të mos ndalen pjesëtarët e UÇK-së”, u shpreh Gucati.

Ndërkohë, avokati Arianit Koci tha se problemet gjatë kalimit nëpër Serbi nuk i prekin vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së, por edhe qytetarët e tjerë të Kosovës, duke rekomanduar që udhëtimet nëpër territorin serb të shmangen për momentin.

“Çdo pjesëmarrës i UÇK-së po ka probleme kur kalon në Serbi dhe unë rekomandoj që në këtë fazë të mos kalojnë. Serbia vazhdimisht ka bërë kërkesa në Interpol, por shumica e tyre nuk janë pranuar. Megjithatë, policia serbe po u krijon probleme pjesëtarëve të UÇK-së, madje edhe qytetarëve të thjeshtë, duke i ndaluar ose gjobitur për simbole apo materiale që lidhen me UÇK-në”, tha Koci.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të angazhohen më shumë për mbrojtjen e qytetarëve që përballen me probleme gjatë kalimit nëpër Serbi.

Lëvizja serbe “Zemra e Heronjve”, në postimin e saj në rrjetet sociale, ka publikuar emrat e pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova”, duke kërkuar nga autoritetet serbe dhe Interpoli ndërmarrjen e veprimeve ndaj tyre.

The GeoPost

Tags: OVL e UÇK-së Serbia

Continue Reading

Previous: Rudolph: Nëse Radoiçiq shkon në Gjermani, sigurisht se do të ndalohet
Next: Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd 2 min read
  • Ballkan

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd

The Geopost September 8, 2026
Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit 4 min read
  • Ballkan

Biserko: BE-ja po e përkëdhel sërish Vuçiqin pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 8, 2026
“Galeri banditësh”, kongresisti amerikan: Putin dhe Mladiq janë kriminelë lufte, Vuçiq anti-amerikan 2 min read
  • Ballkan

“Galeri banditësh”, kongresisti amerikan: Putin dhe Mladiq janë kriminelë lufte, Vuçiq anti-amerikan

The Geopost September 8, 2026
Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

The Geopost September 8, 2026
Shteti, Kisha dhe “heroi” – çfarë mesazhi dha Serbia me funeralin e Mladiqit 4 min read
  • Ballkan

Shteti, Kisha dhe “heroi” – çfarë mesazhi dha Serbia me funeralin e Mladiqit

The Geopost September 8, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore 5 min read
  • Ballkan

Sarajeva e tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore

The Geopost September 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.