Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026 4 min read
Share the news

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) është shndërruar, gjatë pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, nga një institucion i sigurisë në një mekanizëm që përdoret për interesat e pushtetit dhe të partisë në pushtet.

Në një analizë të publikuar në numrin e saj të ri, revista “Vreme” ngre shqetësime serioze mbi mënyrën se si funksionon shërbimi sekret serb, duke argumentuar se BIA është përfshirë në mbikëqyrjen e opozitës, kritikëve të pushtetit dhe së fundmi edhe të studentëve që janë bërë një prej forcave kryesore kundërshtuese ndaj regjimit të Vuçiqit.

Sipas analizës, në vend që të fokusohet në kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit, BIA po përdoret për të mbledhur informacione mbi kundërshtarët politikë dhe për t’i shërbyer interesave të pushtetit.

Një prej rasteve më të fundit lidhet me përgjimin e studentëve.

Gazetarja Jovana Gligorijeviq thotë se telefonat e disa studentëve të shquar, të cilët po përgatiteshin të shkonin në votime, ishin sulmuar me programe spiune, përfshirë Pegasusin, një prej mjeteve më të avancuara të survejimit kibernetik.

Një studente, e identifikuar si Milica, thotë se ndonëse nuk ishte indiferente ndaj mundësisë që dikush ta shihte, dëgjonte apo fotografonte, reagimi i saj i parë ishte “zemërimi”.

Rasti i studentëve, sipas revistës, është vetëm një shembull i mënyrës se si aparati shtetëror i sigurisë mund të përdoret për të monitoruar dhe ushtruar presion ndaj atyre që sfidojnë pushtetin.

Akuzat ndaj kundërshtarëve dhe më pas mbikëqyrja

Në analizën e tij, Vojkan Kostiq deklaron se mënyra e funksionimit të BIA-s në epokën e Vuçiqit ngre dyshime për një ndërthurje të drejtpërdrejtë mes interesave të shërbimit sekret dhe atyre të pushtetit politik.

BIA interesohet për një person të caktuar, përmes njerëzve të lidhur me pushtetin në media ose parti politike mund të nisë një fushatë akuzash ndaj tij.

Personat e shënjestruar, sipas kësaj praktike të përshkruar nga revista, mund të akuzohen se bashkëpunojnë me shërbime të huaja, se janë “tradhtarë” ose “mercenarë të huaj”.

Më pas, sipas Kostiq, këto pretendime mund të përdoren për të krijuar bazën që përmes institucioneve të drejtësisë të merret leja për monitorimin e komunikimeve.

Në këtë mënyrë, argumenton analiza, krijohet një mekanizëm ku një kundërshtar fillimisht diskreditohet publikisht dhe më pas vendoset nën mbikëqyrjen e aparatit shtetëror të sigurisë.

BIA nuk shqetësohet nga lidhjet me Rusinë

Një tjetër element i ngritur është kontrasti mes mënyrës se si BIA sillet ndaj kundërshtarëve të brendshëm dhe kërcënimeve të lidhura me Rusinë.

Gazetari Nemanja Rujeviq thotë se gjurmët e operacioneve hibride ruse në Evropë po çojnë gjithnjë e më shpesh drejt Serbisë.

Sipas tij, Serbia po përmendet publikisht si një qendër për rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve që përdoren për operacione sabotazhi në vende të ndryshme evropiane.

Predrag Petroviq nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë i tha se është “e lirë dhe e lehtë” të rekrutohen njerëz të varfër në Serbi për operacione të tilla.

Ai, megjithatë, shkon edhe më tej, duke thënë se është i bindur se veprime të tilla kanë të paktën pëlqimin e heshtur të autoriteteve të Aleksandar Vuçiqit.

Kjo ngre një pyetje të fortë mbi rolin e aparatit të sigurisë serb: pse kapacitetet e tij përdoren me intensitet ndaj studentëve, opozitës dhe kritikëve të pushtetit, ndërsa lidhjet e Serbisë me strukturat ruse dhe aktivitetet e dyshuara hibride të Moskës në Evropë nuk marrin të njëjtin trajtim?

“Vreme” e vendos këtë kontrast në qendër të debatit mbi funksionimin e BIA-s, duke ngritur dyshime se shërbimi sekret serb nuk po vepron më vetëm në funksion të sigurisë së shtetit, por edhe në funksion të mbijetesës politike të pushtetit të Vuçiqit.

Në këtë kontekst, BIA paraqitet jo thjesht si një institucion i sigurisë, por si një prej instrumenteve përmes të cilit pushteti mund të monitorojë, diskreditojë dhe ushtrojë presion mbi kundërshtarët e tij politikë dhe shoqërorë me qëllim të çuarjes përpara, interesat e regjimit aktual në Serbi.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq BIA Serbia

Continue Reading

Previous: Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më
Next: Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

The Geopost September 11, 2026
Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë 4 min read
  • Ballkan

Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

The Geopost September 10, 2026
Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin 5 min read
  • Ballkan

Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin

The Geopost September 10, 2026
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb 6 min read
  • Ballkan

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb

The Geopost September 10, 2026
Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiqit pa reagime dhe sanksione 6 min read
  • Ballkan

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiqit pa reagime dhe sanksione

The Geopost September 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.