Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 25, 2026 3 min read
Share the news

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur ta zgjasë për një vit emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Kjo emergjencë ishte shpallur për herë të parë me urdhër ekzekutiv më 2001, por sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar në Regjistrin Federal më 24 qershor, ajo do të zgjatet edhe përtej 26 qershorit të këtij viti, shkaku i gjendjes në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe gjendja e tanishme në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

“Për këtë arsye… emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor, duhet të vazhdojë përtej qershorit 2026”, thuhet në njoftim.

Urdhri ekzekutiv për gjendjen në Ballkanin Perëndimor u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga ish-presidenti George W. Bush, pas luftërave në këtë rajon.

Më pas, më 2021, SHBA-ja kishte zgjeruar fushëveprimit e kësaj emergjence kombëtare, pasi që u tha se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria janë përballur, gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës.

Ky vendim mund të jetë sinjal se Uashingtoni vazhdon ta shohë Ballkanin Perëndimor si shqetësim për sigurinë dhe stabilitetin, posaçërisht në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, cilat shihen si vende ende të cenueshme.

Në një raport në maj, Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e paraqiti Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe interesat ekonomike amerikane.

Raporti i DASH-it identifikoi Rusinë dhe Kinën si aktorë keqdashës që synojnë të përfitojnë nga paqëndrueshmëria, korrupsioni dhe dobësitë në qeverisje në rajon, por nënvizon gjithashtu angazhimin e SHBA-së për t’iu kundërvënë ndikimit të tyre.

Gjendja e sigurisë në Kosovë ka qenë e qetë në vitet e fundit, por vendi është përballur me një krizë institucionale duke mbajtur zgjedhjeve të njëpasnjëshme në gati dy vjetët e fundit për shkak të mungesës së konsensuseve politike brenda partive partiake.

Në anën tjetër, NATO-ja njoftoi më 12 qershor se, gjatë vitit të ardhshëm, do ta bëjë një përshtatje graduale të pranisë së saj në Kosovë, duke reflektuar vlerësimin për një situatë të qëndrueshme të sigurisë në vend.

Ndërkohë, Bosnje e Hercegovina është ende në pritje të emërimit të një përfaqësues të ri ndërkombëtar, pasi Christian Schmidt njoftoi dorëheqjen më herët këtë muaj.

Kjo çështje ka shkaktuar përplasje në Bosnje lidhur me zyrën ndërkombëtare që mbikëqyr zbatimin e paqes.

Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, miratoi në maj deklaratë për mbylljen e zyrës së përfaqësuesit të lartë, gjë që u kundërshtua nga partitë politike nga entiteti tjetër, Federata e Bosnje e Hercegovinës, të cilat thanë se ajo duhet të mbetet në Bosnje me kompetenca të plota.

Tags: Ballkani Perëndimor SHBA

Continue Reading

Previous: “Zgjedhjet, dhuna dhe liria e shprehjes”, Këshilli i Evropës alarmon për demokracinë në Serbi
Next: Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik 6 min read
  • Ballkan

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik

The Geopost November 9, 2026
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? 8 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

The Geopost November 9, 2026
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi

The Geopost November 9, 2026
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan

The Geopost November 9, 2026
“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.