Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake

The Geopost February 11, 2026 2 min read

FSK

Share the news

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në përvetësimin e pajisjeve ushtarake amerikane, duke promovuar kështu bizneset amerikane dhe lidhjet tregtare midis SHBA-së dhe Kosovës, tha një zëdhënës i ambasadës në Prishtinë.

Sipas tij, bashkëpunimi i fuqishëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës po e ndihmon FSK-në të arrijë vetëmjaftueshmëri dhe ta bëjë Kosovën një kontribuuese kyç për stabilitetin rajonal dhe global.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht tranzicionin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale shumetnike, profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n, e aftë për të rritur sigurinë rajonale dhe për të promovuar interesat e sigurisë së SHBA-së”, tha zëdhënësi për Radion Evropa e Lirë.

Ai i bëri komentet në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si e vlerësojnë Shtetet e Bashkuara fazën aktuale të transformimit të FSK-së në një forcë ushtarake dhe për rolin që SHBA-ja parashikon të luajë në fazën përfundimtare të këtij transformimi.

FSK-ja e nisi këtë proces dhjetëvjeçar në vitin 2018, pas miratimit të ligjeve përkatëse nga Kuvendi i Kosovës, të cilat i hapën rrugë transformimit të saj në ushtri me kapacitete të plota.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin për zhvillimin profesional të forcës – ndryshe nga NATO-ja, e cila e ka konsideruar vendimin “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë kanë konfirmuar për REL-in se transformimi pritet të përfundojë në vitin 2028, sipas planit. Tash për tash po zhvillohen kapacitetet ajrore, po forcohen regjimentet luftarake dhe po punohet për të plotësuar komponentin e rezervës me 3.000 pjesëtarë, pasi objektivi për 5.000 trupa të rregullta është arritur tashmë.

Viteve të fundit, Kosova ka marrë ose blerë pajisje të ndryshme ushtarake nga SHBA-ja, përfshirë dronët RQ-20 Puma, raketat Javelin dhe automjetet Humvee.

Aktualisht, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Tags: FSK SHBA Ushtria e Kosovës

Continue Reading

Previous: Transparency International: Presion politik dhe mungesë transparence, Serbia po rrëshqet në indeksin e korrupsionit
Next: Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi? 7 min read
  • Ballkan
  • News

Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

The Geopost October 3, 2026
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 6 min read
  • Ballkan
  • News

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.