Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Serbia mobilizon pronat shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake

The Geopost July 9, 2026 2 min read
Share the news

Beogradi ka hedhur një tjetër hap në zgjerimin e infrastrukturës së tij ushtarake, duke përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe në një proces shkëmbimi të pasurive të paluajtshme që synon zhvillimin e kapaciteteve të reja të mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Dragan Glamoçiq, drejtori i Drejtorisë së Pronës së Republikës, Jovan Vorkapiq, si dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, dhjakoni Aleksandar Stamenkoviq, nënshkruan të enjten në Beograd marrëveshjen për shkëmbimin e pasurive të paluajtshme.

Sipas marrëveshjes, Dioqeza e Sremit e Kishës Ortodokse Serbe do t’i kalojë shtetit një parcelë në komunën kadastrale të Beoçinit, ndërsa në këmbim do të marrë një pronë shtetërore në Valjevë, e cila është pjesë e kompleksit ushtarak “Denovac 2”.

Ministri Gashiq deklaroi se marrëveshja do të mundësojë menaxhim më efikas të pronave dhe do të krijojë kushte për realizimin e projekteve të reja infrastrukturore në sistemin e mbrojtjes.

Ai tha se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe është në interes të ndërsjellë dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura Serbe.

Marrëveshja vjen në një kohë kur Serbia ka intensifikuar investimet në modernizimin e ushtrisë, ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve ushtarake, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Për Kosovën, zhvillime të tilla kanë rëndësi të veçantë për shkak të afërsisë gjeografike dhe historikut të tensioneve ndërmjet dy vendeve.

Edhe pse marrëveshja nuk përmend Kosovën dhe nuk paraqet ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimet atje, përdorimi i pronave shtetërore dhe atyre të Kishës Ortodokse Serbe për zgjerimin e infrastrukturës ushtarake shihet si pjesë e strategjisë më të gjerë të Serbisë për forcimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes.

Ky zhvillim pritet të përcillet me vëmendje nga institucionet e sigurisë në Kosovë dhe partnerët ndërkombëtarë, në një periudhë kur stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet një nga prioritetet kryesore të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

The GeoPost

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Nis gjykimi për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”, tre të akuzuarit dalin para gjykatës
Next: “Luftë hibride për demokracinë dhe sovranitetin tonë”: Si e shënjestrojnë Vuçiqi dhe Putini shoqërinë civile të Serbisë

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.