Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Serbia strehë për aleatët e Putinit

The Geopost April 30, 2026 2 min read
Share the news

Qeveria e Serbisë ka tërhequr vëmendje të madhe pas dhënies dhe më pas anulimit të shpejtë të shtetësisë për Jakub Zakriev, nipin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov dhe një person të afërt me rrethin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Vendimi fillimisht u justifikua me “interesin e Republikës së Serbisë”, por pa sqaruar se cili ishte konkretisht ai interes.

Vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit në media, autoritetet serbe e anuluan vendimin, duke e klasifikuar rastin si potencialisht të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Kjo kthesë e shpejtë ka ngritur pyetje mbi kriteret dhe transparencën e procesit të dhënies së shtetësisë.

Sipas dokumenteve zyrtare, anulimi u bë duke u bazuar në dispozitat ligjore që lejojnë revokimin e një vendimi kur ekziston rrezik për rendin publik, sigurinë ose shëndetin e qytetarëve. Kjo situatë ka nxjerrë në pah kontradiktat brenda vetë institucioneve shtetërore.

Zakrev, i cili kishte lidhje të hershme me strukturat ekonomike të afërta me Kremlinin, aktualisht është i përfshirë në menaxhimin e degës ruse të kompanisë “Danone”, pas ndryshimeve të urdhëruara nga autoritetet ruse në bizneset e huaja në vend.

Rasti i tij nuk është i izoluar. Sipas raportimeve, në vitet e fundit një numër i madh qytetarësh rusë, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lidhur me Kremlinin, kanë marrë shtetësinë serbe, shpesh në rrethana të paqarta për publikun.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për këtë praktikë, duke paralajmëruar se dhënia e pasaportave serbe për shtetas rusë mund të përbëjë rrezik sigurie për zonën Shengen, pasi ajo u lejon atyre lëvizje pa viza në territorin e BE-së.

Brukseli ka kërkuar që Serbia të forcojë kontrollet e sigurisë dhe të harmonizojë plotësisht politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian, përfshirë vendosjen e vizave për shtetasit rusë dhe përafrimin me sanksionet ndaj Moskës.

Ndërkohë, çështja ka hapur debat politik edhe brenda Serbisë, ku kritikët e shohin këtë politikë si të lidhur me marrëdhëniet e ngushta të Beogradit me Moskën, ndërsa qeveria këmbëngul se veprimet e saj janë në interes të shtetit dhe politikës së jashtme pragmatike.

Tags: Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Lirohet Mit’hat Llozhani, një tjetër rast arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Serbi
Next: Niniç: Dënimet për rastin e Banjskës tregojnë se Beogradi i sakrifikoi serbët e Kosovës për interesa politike

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë 5 min read
  • Ballkan

Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë

The Geopost September 21, 2026
Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

The Geopost September 20, 2026
“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

The Geopost September 20, 2026
PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët 2 min read
  • Ballkan
  • News

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

The Geopost September 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.