Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Lirohet Mit’hat Llozhani, një tjetër rast arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Serbi

The Geopost April 29, 2026 3 min read
Share the news

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbërritur në vendlindje të mërkurën herët pasi u lirua nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth tre muaj për gjoja krime kundër popullatës civile, njoftoi avokati i tij Arianit Koci.

Mit’hat Llozhani mbërriti në Kosovë rreth orës 5:00 mëngjesin e së mërkurës, shkroi Koci në Facebook.

Koci theksoi se Llozhani “ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë” dhe shtoi se më shumë hollësi “do të japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim”.

Llozhani ishte arrestuar më 5 shkurt sapo kishte hyrë në Serbi nga pika kufitare e Batrovcit në kufi me Kroacinë.

Ai ishte dërguar në paraburgim nga autoritetet serbe, të cilat thanë asokohe se ai dyshohej se kishte kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit në vitet 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”.

Por, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i tha Radios Evropa e Lirë (REL) në shkurt se Llozhani kishte marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk kishte të dhëna se ai kishte qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, i pati thënë REL-it se Llozhanit i ishte gjetur kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD) i kishte kërkuar angazhim bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar në lirimin e LLozhanit.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës për gjoja krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

Rastet e të arrestuarve në Serbi

Arbnor Spahiu – i arrestuar në qershor nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë; u lirua më 21 nëntor.

Lulzim Halili – i arrestuar në korrik, i akuzuar për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.

Sasha Gjorgjeviq – i arrestaur në korrik, nën dyshimet për “bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”; mbetet në paraburgim.

Behar Preniqi – i arrestuar në gusht, si “pjesëtar i dyshuar i UÇK-së”; mbetet në paraburgim.

Hazir Haziri – i arrestuar në shtator nën dyshimet për “krime lufte”; u lirua në janar 2026.

Avni Qenaj – i arrestuar në nëntor për “krime lufte”; gjykata në Beograd i dha një muaj paraburgim.

Millan Vukashinoviq dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq – pjesa veriore e Kosovës – më 1 nëntor.

Më 14 gusht, autoritetet serbe njoftuaan se i ndaluan edhe dy persona me inicialet X.E. dhe B.E. (Xhemajl dhe Bashkim Emini) në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se si pjesëtarë të UÇK-së, “kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile”. Pesë ditë më pas, ata u liruan.

The Geopost

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Dënohet me dy vjet burg Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan
Next: Serbia strehë për aleatët e Putinit

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë 5 min read
  • Ballkan

Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë

The Geopost September 21, 2026
Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

The Geopost September 20, 2026
“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

The Geopost September 20, 2026
PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët 2 min read
  • Ballkan
  • News

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

The Geopost September 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.