Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Niniç: Dënimet për rastin e Banjskës tregojnë se Beogradi i sakrifikoi serbët e Kosovës për interesa politike

The Geopost April 30, 2026 2 min read
Share the news

Dënimi i tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë dhe heshtja e autoriteteve në Serbia po interpretohen si dëshmi e një qasjeje politike ndaj rastit, ka deklaruar avokati serb Ivan Niniç.

Niniq tha se shpallja fajtorë dhe dënimi i Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq për sulmin në Banjskë përbën “falimentim moral dhe civilizues” të politikës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, reagimi i Beogradit dhe mungesa e veprimit institucional tregojnë se autoritetet serbe i kanë përdorur të akuzuarit për qëllime politike.

“Kjo nuk është vetëm një disfatë ligjore, ky është një falimentim i rëndë civilizues dhe moral i politikës së tradhtisë së Vuçiqit”, është shprehur ai.

Niniq ka shtuar se veprimet në veri të Kosovës janë shndërruar, sipas tij, në “lojëra politike dhe ekonomike”, ndërsa qytetarët janë përdorur si “pengje”.

Ai theksoi gjithashtu se, pavarësisht dënimeve, një nga figurat kryesore të përmendura në këtë kontekst, Milan Radoiçiq, vazhdon të lëvizë i lirë në Serbi dhe të jetë i përfshirë në aktivitete ekonomike.

“Kjo është prova më e drejtpërdrejtë se regjimi në Beograd i sakrifikoi me vetëdije këta njerëz”, tha Niniq.

Gjykata ka dënuar Spasojeviqin dhe Toliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Maksimoviqin me 30 vjet burgim, vendim që ka rikthyer debatet politike dhe diplomatike rreth rolit të Serbisë në ngjarjet në veri të Kosovës.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Serbia strehë për aleatët e Putinit
Next: Milanoviq: Pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do ta sulmojnë Serbinë janë marrëzira

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë 5 min read
  • Ballkan

Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë

The Geopost September 21, 2026
Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

The Geopost September 20, 2026
“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

The Geopost September 20, 2026
PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët 2 min read
  • Ballkan
  • News

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

The Geopost September 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.