Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Senatorët amerikanë paralajmërojnë Serbinë para varrimit të Mlladiqit: Ditët e ardhshme do të jenë test

The Geopost September 7, 2026 2 min read
Share the news

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chuck Grassley, si dhe kongresisti Keith Self, kanë reaguar në prag të varrimit të Ratko Mladiqit, duke i bërë thirrje Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë që të distancohen nga çdo formë nderimi ndaj ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte.

Në një deklaratë të përbashkët, ligjvënësit amerikanë e kanë cilësuar Mladiqin si “kriminel lufte” dhe “arkitekt të gjenocidit në Srebrenicë”, ku në vitin 1995 u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

“Ratko Mladiq ishte kriminel lufte dhe arkitekt i gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë. Forcat e tij ishin gjithashtu përgjegjëse për rrethimin gati katërvjeçar të Sarajevës, një nga më të gjatat në historinë moderne”, thuhet në deklaratë.

Shaheen, Grassley dhe Self kanë shprehur shqetësim lidhur me paralajmërimet se Mladiqi mund të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake në Serbi.

Ata kanë kritikuar gjithashtu deklaratat e ish-presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, i cili e ka glorifikuar Mladiqin duke e cilësuar si “luftëtar për lirinë serbe”.

Ligjvënësit amerikanë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Srpska që të mos marrin pjesë në ceremonitë e planifikuara dhe të shmangin çdo deklaratë apo veprim zyrtar që mund të interpretohet si nderim për Mladiqin.

Sipas tyre, mënyra se si Serbia dhe Republika Srpska do të sillen në ditët në vijim do të jetë një tregues i rëndësishëm për orientimin e tyre politik dhe evropian.

“Ditët e ardhshme do të jenë test nëse Serbia dhe Republika Serbe janë të gatshme të shkëputen nga e kaluara dhe të ecin drejt anëtarësimit në BE dhe integrimeve euroatlantike, apo do të lejojnë që kjo e kaluar të pengojë edhe një herë një të ardhme më të mirë për popullin e tyre”, kanë përfunduar senatorët dhe kongresisti amerikan.

Ratko Mladiqi, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Dënimi i tij u la në fuqi në vitin 2021.

The GeoPost

Tags: Ratko Mladiq Senatoret amerikanë Serbia

Continue Reading

Previous: Vulin e quan Mlladiqin “hero” dhe falënderon Rusinë për mbështetjen ndaj tij në Hagë
Next: Gazetarja e “Danas” pas nderimeve për Mlladiqin: Kjo është një nga ditët më të turpshme në historinë e Serbisë

Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm” 4 min read
  • Ballkan

Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm”

The Geopost October 8, 2026
BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus 9 min read
  • Ballkan

BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus

The Geopost October 8, 2026
“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit 2 min read
  • Ballkan

“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit

The Geopost October 8, 2026
Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE 7 min read
  • Ballkan

Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE

The Geopost October 8, 2026
Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut 2 min read
  • Ballkan

Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

The Geopost October 8, 2026
E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq, varroset me nderime në Banjallukë 6 min read
  • Ballkan

E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq, varroset me nderime në Banjallukë

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.