Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Gazetarja e “Danas” pas nderimeve për Mlladiqin: Kjo është një nga ditët më të turpshme në historinë e Serbisë

The Geopost September 7, 2026 3 min read
Share the news

Gazetarja dhe redaktorja e së përditshmes serbe “Danas”, Safeta Bishevac, e ka cilësuar si “turp të madh për Serbinë dhe serbët” mënyrën se si është pritur dhe glorifikuar Ratko Mladiqi pas vdekjes së tij.

Në një deklaratë për N1, Bishevaq tha se ditët pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska përfaqësojnë, sipas saj, “ditët më të turpshme në historinë e kohëve të fundit të Serbisë”.

“Ky lloj mirëseardhjeje dhe glorifikimi i një krimineli lufte është një turp i madh për Serbinë dhe serbët, por edhe një mesazh i qartë për ne boshnjakët, fqinjët tanë nga pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë, Evropës dhe botës”, tha ajo.

Mladiqi, i cili vdiq në Hagë ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, do të varroset sot në Varrezat Topçider në Beograd.

Bishevac tha se mënyra se si po trajtohet figura e Mladiqit përbën një problem serioz për përballjen e Serbisë me të kaluarën.

Sipas saj, edhe pse mediat proqeveritare nuk e kanë vendosur funeralin në faqet e para, kjo nuk ndryshon faktin se në ditët e fundit ka pasur “shumë lavdërime në media dhe neglizhencë të plotë të krimeve për të cilat ai akuzohet”.

Ajo kritikoi edhe mënyrën se si televizioni publik e ka paraqitur Mladiqin.

“Në shërbimin publik, ai u paraqit vetëm si gjeneral i Ushtrisë së Republikës Srpska, nuk u përmend gjenocidi apo se ai u dënua për krime lufte”, tha Bishevac.

Ajo theksoi se ekziston dallim mes mospajtimit me cilësimin juridik të një krimi dhe glorifikimit të personit të dënuar për të.

“Është një gjë të mos biesh dakord dhe një tjetër të festosh. Kriminelët janë përgjegjës për krimet dhe, duke e mirëpritur Mladiqin në këtë mënyrë, serbët po ia hedhin fajin vetes për ato krime”, tha ajo.

Bishevac, e cila është me origjinë boshnjake dhe jeton në Beograd, tha se mënyra e trajtimit të Mladiqit e ka prekur personalisht.

“Unë jam boshnjake, por jam qytetare e këtij vendi, jetoj në Beograd, dua të jetoj këtu në paqe. Nuk prek askënd, nuk dua që askush të më prekë, por kur e shoh këtë, më prek vërtet”, tha ajo.

Duke përdorur një shprehje të vetë Mladiqit, ajo tha se Serbia sot i duket si “një vend krejtësisht i çmendur”.

Sipas saj, përgjegjësia për këtë situatë bie mbi politikat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Para së gjithash, për shkak të qeverisë që arriti t’u imponojë përgjegjësi për krimet e luftës serbëve. Ky vend është i çmendur për shkak të politikave të Aleksandar Vuçiqit”, deklaroi Bishevac.

Duke folur për ceremoninë e varrimit, Bishevac tha se institucionet serbe po përpiqen të krijojnë distancë formale nga funerali, por se zhvillimet deri tani japin një pamje tjetër.

Ajo përmendi praninë e ushtarëve, mbulimin e arkivolit me flamur dhe pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë, si dhe ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Ushtrisë.

“Ky nuk është një funeral shtetëror, por në fakt është. Gjithçka duket si një funeral shtetëror”, tha ajo.

Sipas Bishevac, mungesa e Vuçiqit në ceremoni mund të përdoret nga autoritetet si argument se shteti nuk është i përfshirë drejtpërdrejt.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se mund të ketë reagime nga Bashkimi Evropian dhe zyrtarë evropianë.

“BE-ja sigurisht që nuk do ta pranojë një Serbi si kjo”, tha Bishevac, duke e lidhur këtë edhe me procesin e integrimit evropian të Serbisë.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: Senatorët amerikanë paralajmërojnë Serbinë para varrimit të Mlladiqit: Ditët e ardhshme do të jenë test
Next: Kandidati për anëtar të Presidencës së BiH shkon në funeralin e kriminelit Ratko Mlladiqit

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë 2 min read
  • Ballkan

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë

The Geopost October 23, 2026
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia

The Geopost October 23, 2026
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim 6 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim

The Geopost October 23, 2026
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia

The Geopost October 23, 2026
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi

The Geopost October 23, 2026
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit

The Geopost October 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.