Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Presidenti kroat kërkon që NATO t’i kushtojë vëmendje Serbisë

The Geopost July 9, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi sot në samitin e NATO-s se Serbia vitet e fundit po forcon ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake dhe theksoi se Aleanca duhet t’i kushtojë vëmendje këtij procesi.

Me një dozë ironie, ai tha se shpreson që Serbia “të mos blejë një aeroplanmbajtëse me rrota, pasi nuk ka dalje në det”, por paralajmëroi se, për shkak të armatosjes së saj, edhe Kroacia duhet të vazhdojë të forcojë aftësitë e veta ushtarake.

Duke folur para gazetarëve në ditën e dytë të samitit të NATO-s, Milanoviq tha se çështjen e armatosjes së Serbisë e kishte ngritur edhe gjatë takimeve me liderët e Aleancës, shkruan nova.

“Kam folur për atë që Serbia po bën kohët e fundit në fushën e armatimit. Shpresoj të mos blejnë një aeroplanmbajtëse me rrota, pasi nuk kanë det. Por pyetja që duhet bërë është: për çfarë u nevojiten të gjitha këto? Raketat hipersonike janë vetëm një segment; ka edhe shumë sisteme të tjera. Ne do të duhet të përgjigjemi duke zhvilluar aftësi të ngjashme. NATO duhet ta dijë këtë dhe është detyra ime ta them”, deklaroi ai.

Duke folur për situatën e sigurisë në Evropë, presidenti kroat vlerësoi se në samitin e NATO-s po flitet shumë pak për diplomacinë.

Ai rikujtoi se Rusia zotëron një arsenal të madh bërthamor, por shtoi se nuk beson se do të guxonte të sulmonte vendet evropiane.

“Duhet të kemi parasysh se Rusia ka një potencial të jashtëzakonshëm bërthamor. Megjithatë, nuk besoj se do të merrte guximin të sulmonte shtetet evropiane”, përfundoi Milanoviq.

Tags: Kroacia NATO Serbia

Continue Reading

Previous: Thellimi i lidhjeve midis RS dhe Serbisë: Ku është kufiri i Dejtonit?
Next: Nis gjykimi për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”, tre të akuzuarit dalin para gjykatës

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.