Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në Gazimestan, ku qytetarë serbë kanë nisur të mblidhen për shënimin e Vidovdanit.
Forca të shumta policore janë angazhuar në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa në hyrje të Gazimestanit po zhvillohen kontrolle të detajuara ndaj pjesëmarrësve.
Sipas zyrtarëve policorë në terren, kontrollet kanë për qëllim të parandalojnë futjen e simboleve, materialeve apo mjeteve që mund të nxisin urrejtje ose përçarje ndëretnike.
Deri më tani situata ka qenë e qetë dhe nuk janë raportuar incidente, ndërsa prania e policisë është shtuar për të ofruar siguri dhe për të monitoruar zhvillimet gjatë gjithë ditës.
Vidovdani shënohet më 28 qershor dhe lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389, e zhvilluar në Fushën e Kosovës ndërmjet forcave të udhëhequra nga princi Lazar dhe ushtrisë osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati I.
Historianët theksojnë se të dhënat për këtë betejë janë të pakta dhe shpesh kontradiktore.
Megjithëse ajo ka një rëndësi të madhe në kujtesën historike dhe identitare serbe, shumë studiues vlerësojnë se perceptimi bashkëkohor për ngjarjen është formësuar në masë të madhe nga mitet dhe narrativat kombëtare, më shumë sesa nga faktet e dokumentuara historike.

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje
Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi
Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat