Presidenti rus Vladimir Putin mund të shpresojë që Aleksandar Vuçiq të bëhet kryeministri i ardhshëm i Serbisë, por politologu Aleksandar Dokiq thotë se kjo nuk duhet parë si afinitet personal i Moskës ndaj liderit serb.
Në një intervistë për N1, Dokiq tha se mbështetja e Rusisë ndaj Vuçiqit është pjesë e një strategjie më të gjerë të Moskës për të ruajtur ndikimin në vendet ku dëshiron të ketë rol politik.
Sipas tij, Rusia krijon lidhje personale me udhëheqësit politikë të vendeve ku synon të ketë ndikim, por nuk lidhet domosdoshmërisht me një individ të caktuar.
“Sa i përket zgjedhjeve tona konkretisht tani – nëse thonë se po i ndjekin, do të thotë se po i ndjekin. Nëse Aleksandar Vuçiq tregon dobësi dhe nuk arrin të qëndrojë në pushtet, ata nuk do të ndërhyjnë. Do ta lënë të shkojë, do të presin që të formohet një qeveri e re në Serbi dhe do të fillojnë të ushtrojnë presion mbi të, për shembull, me një marrëveshje të re gazi. Ata nuk do ta përmendin fare Vuçiqin dhe nuk do ta kujtojnë atë”, tha Dokiq.
Ai tha se Vuçiq është i rëndësishëm për Moskën vetëm për aq kohë sa kontrollon levat e pushtetit.
“Nëse ai i lë ato leva, kushdo që do ta pasojë do të jetë i rëndësishëm dhe Rusia do të fil
“29 nga 72 diplomatët rusë janë të lidhur me inteligjencën”
lojë të ndërtojë marrëdhënie të ngjashme me grupin e ardhshëm të udhëheqësve”, deklaroi ai.
Dokiq foli edhe për praninë diplomatike dhe të inteligjencës ruse në Serbi.
Sipas një studimi të portalit të pavarur rus “Agentstvo” dhe të dhënave nga baza e hapur RUPEP.org, nga 72 diplomatë rusë në Serbi, 29 janë të lidhur me shërbimet e inteligjencës.
Dokiq tha se një numër i tillë mund të shpjegohet edhe me faktin se vende të tjera evropiane kanë dëbuar diplomatë rusë të dyshuar për lidhje me shërbimet e inteligjencës, ndërsa Serbia ka vazhduar t’i mirëpresë.
Sipas tij, strukturat politike në Serbi nuk kanë pasur për qëllim të shkëputin lidhjet me Moskën.
Ai argumentoi se largimi nga ndikimi rus do t’i mundësonte Serbisë afrimin me aleatët evropianë dhe forcimin e pozitës së saj edhe në çështjen e Kosovës.
Ambasada, “Shtëpia Ruse” dhe mediat
I pyetur se çfarë kërkojnë në Serbi diplomatët e dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse, Dokiq ha se bëhet fjalë për një strukturë më të gjerë të ndikimit rus.
Ai përmendi Ambasadën Ruse, “Shtëpinë Ruse”, lidhjet me Kishën Ortodokse Serbe, organizatat nacionaliste dhe mediat ruse që veprojnë në Serbi.
Sipas tij, “Shtëpia Ruse” nuk është vetëm institucion kulturor apo propagandistik, por ka edhe funksione të tjera që ai i krahason me mënyrën e funksionimit të një ambasade.
Dokiq përmendi gjithashtu lidhjet mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Ruse, si dhe organizata që, sipas tij, kanë karakter nacionalist dhe gjysmë-militant.
Në këtë rrjet ndikimi ai përfshiu edhe mediat ruse që operojnë në Serbi, duke përmendur konkretisht RT Balkan dhe Sputnik, si dhe analistë që shfaqen në këto media.
Sipas politologut, ndikimi rus në Serbi mbështetet edhe nga varësia në sektorin energjetik, veçanërisht në naftë dhe gaz, si dhe nga lidhjet financiare.
Dokiq tha se kjo strukturë e ndikimit rus është më e vjetër se qeveria aktuale dhe se agjentët rusë mund të kryejnë veprimtari në Serbi edhe përmes kontakteve me autoritetet lokale.
Ai vlerëson se ndryshimi i kësaj marrëdhënieje do të mund të ndikonte ndjeshëm në orientimin politik dhe strategjik të Serbisë.
The GeoPost

BE-ja kërkon distancim nga Moska, Vuçiq i premton Putinit më shumë bashkëpunim
Apeli vërteton dënimin me 6 vjet burgim ndaj Jelena Gjukanoviq për akuzën se spiunoi te BIA serbe
Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë
Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe, njësoj si Georgian Dream në Gjeorgji
Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur”
YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë