Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

The Geopost April 1, 2026 3 min read
Share the news

Anëtarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe nënkryetarja e grupit parlamentar të socialdemokratëve në Këshilli i Evropës, Tatjana Pashiq, deklaroi se misioni vëzhgues i këtij institucioni ka konfirmuar të gjitha pretendimet për parregullsi gjatë zgjedhjeve në Serbi.

Sipas saj, raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë përputhet me paralajmërimet që opozita dhe organizatat e shoqërisë civile kishin bërë para dhe gjatë ditës së votimit.

Pashiq theksoi se kryeministrja serbe Ana Brnabiq ishte përpjekur ta paraqiste ardhjen e misionit si sukses politik, por sipas saj, kjo ndodhi nën presionin e vazhdueshëm të sektorit civil dhe partive pro-evropiane.

Ajo shtoi se vëzhguesit nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës kanë evidentuar një sërë shkeljesh serioze në ditën e zgjedhjeve, përfshirë dhunë, presion ndaj votuesve, praninë e personave të maskuar dhe të paidentifikuar, shkelje të fshehtësisë së votës dhe raste të fotografimit të fletëvotimeve.

Në raportin paraprak, sipas Pashiq, është theksuar gjithashtu dominimi i theksuar i autoriteteve në media, si dhe zhvillimi i fushatave zyrtare në kushte të pabarabarta.

Një shqetësim i veçantë, tha ajo, lidhet me praninë e mijëra të ashtuquajturve “pseudo-vëzhgues”, të cilët sipas saj nuk kishin kredibilitet dhe në disa raste kanë ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor.

Duke komentuar situatën në terren, Pashiq deklaroi se gjatë ditës së zgjedhjeve është fshirë kufiri mes shtetit dhe partisë në pushtet, duke pretenduar bashkëveprim mes strukturave partiake, grupeve kriminale dhe, në disa zona, edhe policisë.

Megjithatë, ajo vlerësoi rezistencën e qytetarëve, duke e cilësuar atë si dëshmi të vendosmërisë për ndryshime demokratike dhe për afrimin e Serbisë me standardet evropiane.

Armë në dorë, dhunë e presion

Demokratët Evropianë kanë reaguar në ditën e zgjedhjeve në Serbi, duke shprehur shqetësim për, siç thonë ata, shkelje serioze të procesit zgjedhor dhe rrezikim të standardeve demokratike.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, kjo organizatë ka përmendur raportime nga terreni për manipulim të votës, lista të dyfishta zgjedhore, blerje votash dhe intimidim të qytetarëve pranë qendrave të votimit.

Sipas tyre, janë raportuar edhe raste të pranisë së personave të armatosur në afërsi të vendvotimeve, ndërsa disa qytetarë janë sulmuar gjatë dokumentimit të parregullsive.

Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve Evropianë, Sandro Gozi, ka deklaruar se situata nuk përfaqëson një proces normal demokratik, por “një sistem nën presion që po përgjigjet me presion”.

Në reagim thuhet se kushtet minimale për një votim të besueshëm nuk janë përmbushur, ndërsa theksohet se kur frika zëvendëson lirinë dhe intimidimi zëvendëson pjesëmarrjen, themelet e demokracisë rrezikohen seriozisht.

Demokratët Evropianë i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të mos qëndrojë i paqartë përballë këtyre zhvillimeve, duke paralajmëruar se heshtja do të nënkuptonte bashkëpërgjegjësi.

Në fund thuhet se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira, mbrojtje dhe demokraci funksionale.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Si u amplifikuan pretendimet e rreme të Vuçiqit për takimin Kurti-Macron nga rrjeti rus
Next: Ambasada amerikane paralajmëron se Shqipëria mund të jetë cak i grupeve të lidhura me Iranin

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë” 2 min read
  • Ballkan

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë”

The Geopost April 16, 2026
Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë

The Geopost April 16, 2026
Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së 3 min read
  • Ballkan
  • News

Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së

The Geopost April 16, 2026
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska 4 min read
  • Ballkan

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska

The Geopost April 15, 2026
Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit” 2 min read
  • Ballkan

Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”

The Geopost April 15, 2026
Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia 2 min read
  • Ballkan

Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia

The Geopost April 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.