Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

The Geopost September 21, 2026 2 min read
Share the news

Gjorgje Miketiq nga iniciativa “Beogradi Mbetet” ka ngritur akuza për parregullsi në listën zgjedhore të Serbisë, duke pretenduar se përgatitjet për manipulim të zgjedhjeve po bëhen përmes regjistrit të votuesve.

Në një reagim publik, Miketiq ka pretenduar se mijëra votues janë “ringjallur” në listat zgjedhore në Kosovë, ndërsa ka përmendur edhe ministren Snezhana Paunoviq, e cila është përgjegjëse për administrimin e listës zgjedhore.

“Snezhana Paunoviq kujdeset aq mirë për banorët e Pejës saqë thjesht ‘ringjalli’ shumë njerëz, më saktë votues. Dhe jo vetëm në Pejë, por në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Miketiq, duke publikuar edhe të dhëna që, sipas tij, tregojnë ndryshime në listën e votuesve.

Ai ka theksuar se ekzistojnë gjashtë komuna në Kosovë për të cilat ministria përkatëse serbe nuk publikon të dhëna, duke përmendur Gllogovcin (Drenas), Deçanin, Gjakovën, Shtimen, Kaçanikun dhe Suharekën.

Sipas shifrave të paraqitura nga Miketić, bëhet fjalë për gjithsej mbi 248 mijë votues.

Ai shton se këta votues nuk përfshihen në numrin e përgjithshëm prej rreth 6.5 milionë votuesish që figuronin në zgjedhjet e kaluara në Serbi.

Miketiq ka ngritur dyshime edhe për një rritje të ndjeshme të ndryshimeve të të dhënave personale në disa komuna.

“Shumë votues papritmas e ndryshojnë apo korrigjojnë emrin dhe mbiemrin në listën e votuesve, ndërsa ky numër është rritur tetë deri në dhjetë herë”, ka deklaruar ai.

Tutje ka përmendur Preshevën si një nga shembujt, duke pretenduar se janë shtuar edhe ndryshimet e adresave të banimit dhe regjistrimet e personave jashtë vendit.

Sipas Miketiqit, po përgatiten gjithashtu qendra të reja votimi në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që ai e lidh me dyshimet e tij për manipulime të mundshme.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi janë caktuar për 25 tetor 2026. Vendimi për shpërndarjen e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve u nënshkrua më 9 shtator, ndërsa Komisioni Republikan i Zgjedhjeve tashmë ka nisur procedurat zgjedhore dhe certifikimin e listave.

The GeoPost

Tags: Gjorgje Miketiq Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: “Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë 5 min read
  • Ballkan

Sinjal i fortë nga Brukseli për Vuçiqin, von der Leyen anashkalon Serbinë

The Geopost September 21, 2026
Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

The Geopost September 20, 2026
“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

The Geopost September 20, 2026
PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët 2 min read
  • Ballkan
  • News

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

The Geopost September 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.