Gazetarja e Vijesti nga Mali i Zi, Jelena Jovanoviq, ka shpjeguar publikisht se si ka arritur te informacionet për një festë të pretenduar me rastin e “miliardës së parë të fituar” nga Andrej Vuçiq dhe biznesmeni kontrovers Zvonko Veselinoviq.
Në një emision televiziv, Jovanoviq sqaroi se artikulli i publikuar nga Vijesti bazohej në komunikime të nxjerra nga aplikacioni i dikurshëm i enkriptuar Sky.
Në këto mesazhe, polici në arrati Ljubo Miloviq dhe Milosh Bozhoviq nga Nikshiqi diskutojnë për lidhje të supozuara mes botës kriminale, strukturave shtetërore dhe figurave të njohura në Serbi.
Sipas Jovanoviq, në komunikime pretendohet se Andrej Vuçiq, vëllai i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me Zvonko Veselinoviq, “i mbajnë të gjitha fijet në dorë” dhe se kanë festuar së fundmi “miliardën e parë të fituar”.
Gazetarja tha se Miloviq, i cili ndodhet ende në arrati, ka komunikuar përmes Sky me persona të lidhur me klane kriminale në Mal të Zi, por edhe me struktura shtetërore në Serbi.
Ajo shtoi se në disa raste në mesazhe përmenden edhe emra nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë, BIA.
Novinarka Vijesti Jelena Jovanović objašnjava kako je došla do informacije o proslavi prve milijarde Andreja Vučića i Zvonka Veselinovića👇 pic.twitter.com/xkHwqQEssD
— Суки (@doktorzakrave) February 24, 2026
Në fokus të artikullit ishte edhe Milosh Bozhoviq, kushëri i Miloviqit, për të cilin autoritetet malazeze pretendojnë se është pjesëtar i klanit kriminal “Shkaljari”.
Sipas Jovanoviq, Bozhoviq në komunikime pohon se ka ndjekur dhe vëzhguar Andrej Vuçiqin dhe Veselinoviqin, gjë që, sipas saj, nënkupton përfshirje të strukturave të organizuara dhe jo veprim të individëve të zakonshëm.
Për shkak të këtij artikulli, ndaj gazetares është hapur një procedurë ligjore pas padisë së ngritur nga Andrej Vuçiq.
Ndërkohë, portali Nova.rs rikujton se Vijesti kishte raportuar edhe më herët se Miloviq dhe Bozhoviq, për muaj të tërë, kishin komentuar përmes Sky shërbimet e sigurisë në Mal të Zi dhe Serbi, si dhe aktivitetet e klaneve kriminale në rajon.
The Geopost

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit