Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Familjet e viktimave të rastit “Panda” i bëjnë thirrje Prokurorisë serbe ta marrë në pyetje Vuçiqin

The Geopost February 26, 2026 3 min read
Share the news

Lubomir Ristiq, babai i njërit prej viktimave të vrara në sulmin në kafenenë Panda në Pejë më 14 dhjetor 1998, ka kërkuar që Prokuroria kundër krimit të organizuar në Serbi ta marrë në pyetje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me njohuritë që ai ka deklaruar publikisht se i posedon për këtë rast.

Në sulmin e armatosur në kafenenë “Panda” u vranë gjashtë të rinj serbë, kryesisht gjimnazistë nga Peja.

Ristiq ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve Beta se familjet e viktimave kanë kërkuar disa herë takim me Vuçiqin, pas deklaratave të tij publike se “e di çfarë ka ndodhur në natën kritike në ‘Panda’”, por pa sukses.

“Vuçiqi kurrë nuk na ka pritur për bisedë, ndonëse ka premtuar. Ndërkohë, Prokuroria kundër krimit të organizuar, ku po zhvillohet hetimi për vrasjen e fëmijëve tanë, edhe pas më shumë se dhjetë vjetësh nuk e ka marrë në pyetje Vuçiqin për njohuritë e tij për krimin në ‘Panda’, të cilat i ka shprehur publikisht”, ka thënë Ristiq.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që, sa më parë, ta marrë në pyetje presidentin serb, në mënyrë që, siç është shprehur, “gjatë jetës sonë të zbulohet se kush ishin autorët dhe urdhërdhënësit e vrasjes së gjashtë djemve”.

Kërkesë zyrtare edhe nga avokati i familjeve

Përfaqësuesi ligjor i familjeve të viktimave, avokati Ivan Niniq, më 10 gusht 2023 i ka dorëzuar Prokurorisë kundër krimit të organizuar një propozim provash, duke kërkuar marrjen në pyetje të Vuçiqit për shkak të deklaratave të tij të mëhershme lidhur me rastin “Panda”.

Sipas Niniqit, Prokuroria dhe prokurori kryesor Mladen Nenadiq “prej tre vjetësh nuk guxojnë ta thërrasin Vuçiqin”, ndonëse, sipas tij, janë marrë në pyetje rreth 40 dëshmitarë të tjerë.

Në kërkesë theksohet se Vuçiq, në periudhën 2013–2018, në disa dalje publike ka pretenduar se “krimin në ‘Panda’ nuk e kanë kryer shqiptarët” dhe se “pothuajse e di” çfarë ka ndodhur atë natë.

Deklaratat publike të Vuçiqit

Më 26 dhjetor 2013, si zëvendëskryeministër i parë i Serbisë dhe shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Vuçiq kishte deklaruar në emisionin “Teshka reç” në TV Pink se “opinioni do të tronditet kur të zbulohet e vërteta për ‘Panda’-n”.

Dy vjet më vonë, më 11 dhjetor 2015, ai deklaroi se ishte “pothuajse i sigurt” për atë që kishte ndodhur, por se nuk kishte prova dhe se “nuk ishte i sigurt nëse organet shtetërore do të mund të krenoheshin me atë që kishin bërë atëherë”.

Hetimi pa aktakuzë edhe pas gati një dekade

Hetimi për vrasjen në kafenenë “Panda” ka nisur në vitin 2016 në Prokurorinë kundër krimit të organizuar në Beograd. Deri më tani janë marrë në pyetje 39 dëshmitarë, por aktakuza ende nuk është ngritur.

Në shtator 2025, Prokuroria njoftoi se hetimi nuk është ndërprerë, megjithëse në dy vitet e fundit nuk është marrë në pyetje asnjë dëshmitar i ri. Lidhur me pyetjen pse Vuçiq nuk është marrë ende në pyetje, Prokuroria ka deklaruar se do të vendosë “në përputhje me vlerësimin objektiv të gjendjes faktike dhe momentin kur kjo do të jetë më e dobishme për hetimin”.

Reagime nga Kosova dhe shoqëria civile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është referuar më herët rastit “Panda” si sulm terrorist të Serbisë, duke akuzuar shtetin serb për fshehje të së vërtetës edhe pas një çerek shekulli.

Ndërkohë, aktivistja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka deklaruar se shqiptarët në Pejë e kishin mohuar përfshirjen në këtë krim dhe se arrestimet masive dhe torturat ndaj shqiptarëve pas sulmit e ngritën dyshimin për manipulim institucional të rastit.

Pavarësisht kalimit të 28 vjetëve nga krimi, rasti “Panda” mbetet pa epilog gjyqësor, ndërsa familjet e viktimave vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e së vërtetës dhe përgjegjësi penale për autorët dhe urdhërdhënësit.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Rasti "Panda"

Continue Reading

Previous: Vuçiq dhe politika e frikës: Si përdoret BIA për presion ndaj prokurorëve, studentëve dhe kritikëve të regjimit në Serbi
Next: Mesazhet sekrete të aplikacionit Sky që çuan te informacioni për “miliardin e parë” të vëllait të Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit

The Geopost October 23, 2026
Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin 11 min read
  • Ballkan

Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin

The Geopost October 22, 2026
Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit 5 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit

The Geopost October 22, 2026
BISEDAT NË SKY ECC TRONDITIN REGJIMIN E VUÇIQIT: Kriminelët pretendonin marrëveshje me të, përmendet zyrtari i BIA-s i lidhur me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin 11 min read
  • Ballkan

BISEDAT NË SKY ECC TRONDITIN REGJIMIN E VUÇIQIT: Kriminelët pretendonin marrëveshje me të, përmendet zyrtari i BIA-s i lidhur me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin

The Geopost October 22, 2026
Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve digjitale 8 min read
  • Ballkan

Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve digjitale

The Geopost October 22, 2026
Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi 3 min read
  • Ballkan

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

The Geopost October 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.