Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj

The Geopost February 24, 2026 3 min read
Share the news

Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë…

Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh.

Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.

Kosovë: Një grua shqiptare duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i vrarë në vitin 1999. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, afër 2.000 luftëtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftës në Kosovë.

Ukrainë: Nëna e majorit Ivan Skrypnyk duke qarë mbi arkivolin e djalit të saj, i cili vdiq si pasojë e sulmit të kryer nga Rusia me raketa në bazën ushtarake ukrainase në Javoriv. Në fillim të vitit 2026, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 55 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në mbrojtje të Ukrainës që nga fillimi i luftës më 2022. Megjithatë, numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.

Kosovë: Një grup shqiptarësh pasi arritën në këmbë nga Peja në kufirin me Malin e Zi më 30 mars 1999.

Ukrainë: Një grua duke u transportuar me karrocë, në mes të njerëzve që i ikën sulmeve ruse në Irpin, afër Kievit më 9 mars 2022.

Kosovë: Një tren i mbipopulluar në Prishtinë duke transportuar refugjatë të shumtë shqiptarë, që largoheshin nga Kosova drejt Maqedonisë [tashmë Maqedonisë së Veriut] më 1 prill 1999. Sipas UNHCR, 800 deri 900 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Ukrainë: Njerëz që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës mblidhen në stacionin e trenit në Lviv, Ukrainë, 9 mars 2022. Rreth 6.9 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, sipas UNHCR. Ky është numri më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kosovë: Një fëmijë refugjat shqiptar i Kosovës duke shikuar nga dritarja e një autobusi që transportonte refugjatë në një kamp në Turqi më 6 prill 1999.

Ukrainë: Dy fëmijë nga Krivoj Rog të ulur brenda një makine që i transportonte për në Gjermani më 12 mars 2022. Ata u larguaan nga një shkollë fillore në Pruemist të Polonisë, që ishte shndërruar në strehimore.

Kosovë: Një luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) teksa stërvitej në rajonin e Drenicës, në perëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 15 shkurt 1999. Në mesin e të vrarëve ishin edhe dhjetëra gra luftëtare të UÇK-së.

Ukrainë: Gra ukrainase, të veshura me uniforma të reja ushtarake të dizajnuara posaçërisht për gratë, gjatë trajnimeve.
marrin pjesë në një trajnim. Mijëra gra raportohet se luftojnë në vijat e frontit në Ukrainë.

Kosovë: Një anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kaluar pranë trupit të një fshatari nga Reçaku. Dyzet e pesë civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 15 janar 1999. Masakra e Reçakut konsiderohet një nga momentet kyç që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.

Ukrainë: Një trup me duar të lidhura me copë të bardhë, i cili sipas banorëve u qëllua nga ushtarët rusë, shihet i shtrirë në rrugët e Buças në Ukrainë më 3 prill 2022. 458 civilë u vranë në Buça, sipas autoriteteve ukrainase. Disa prej viktimave ishin me duar të lidhura dhe, sipas zyrtarëve, ishin qëlluar nga afërsia.

Tags: Kosova Ukraina

Continue Reading

Previous: Vuçiq sinjalizon afrim strategjik me Moskën përmes energjisë bërthamore

Vuçiq sinjalizon afrim strategjik me Moskën përmes energjisë bërthamore 1 min read
  • Ballkan

Vuçiq sinjalizon afrim strategjik me Moskën përmes energjisë bërthamore

The Geopost February 24, 2026
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer: Gjykata në Hagë ka tejkaluar mandatin dhe po diskreditohet 2 min read
  • Ballkan

“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer: Gjykata në Hagë ka tejkaluar mandatin dhe po diskreditohet

The Geopost February 24, 2026
Edhe në rigjykim Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte 3 min read
  • Ballkan

Edhe në rigjykim Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

The Geopost February 24, 2026
Biserko mbështet idenë e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje 3 min read
  • Ballkan

Biserko mbështet idenë e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje

The Geopost February 23, 2026
Rrjetet e drogës dhe bandat kriminale, shqetësim kryesor për Serbinë në raportin amerikan 4 min read
  • Ballkan

Rrjetet e drogës dhe bandat kriminale, shqetësim kryesor për Serbinë në raportin amerikan

The Geopost February 23, 2026
Si u organizua djegia e Ambasadës Amerikane në Beograd 18 vjet më parë nga rrjeti i sotëm i pushtetit të Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Si u organizua djegia e Ambasadës Amerikane në Beograd 18 vjet më parë nga rrjeti i sotëm i pushtetit të Vuçiqit

The Geopost February 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.