Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e ka cilësuar krijimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë si një “gabim të madh”, duke vlerësuar se mënyra se si po trajtohen ish-luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbën padrejtësi serioze dhe rrezikon të diskreditojë vetë procesin gjyqësor.
Në një intervistë për A2 CNN, Serwer u shpreh se gjykata ka marrë një interpretim tepër të gjerë të mandatit të saj, duke e tejkaluar atë dhe duke krijuar, sipas tij, një perceptim të gabuar për luftën çlirimtare të Kosovës.
“Unë e shikoj këtë si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Ajo mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë. Tashmë po del se ishte një gabim i madh. Gjykata e ka tejkaluar masën dhe e ka futur veten në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”, tha Serwer.
Ai theksoi se, në vend që procesi të kontribuojë në drejtësi dhe pajtim, mënyra e funksionimit të deritanishëm po prodhon efekt të kundërt, duke dëmtuar besimin në drejtësi dhe duke krijuar perceptime të padrejta për luftën e Kosovës.
Serwer foli gjithashtu edhe për të ashtuquajturin Bordi i Paqes, të cilin e cilësoi si një ide të gabuar që në fillesë. Sipas tij, autorizimi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ndodhur pa një mandat të qartë dhe kjo ka krijuar paqartësi dhe dyshime, veçanërisht në mesin e vendeve evropiane.
“Bordi i Paqes nuk është diçka për të cilën jam entuziast. Mendoj se ishte gabim që u autorizua pa një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë në sytë e evropianëve. Në thelb, është një ide jo e mirë”, deklaroi ai.
Megjithatë, Serwer vlerësoi se, pavarësisht rezervave, Kosova duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë për të rritur profilin e saj ndërkombëtar. Sipas tij, pjesëmarrja në iniciativa dhe mekanizma ndërkombëtarë mund të shërbejë si mundësi për afirmim diplomatik.
“Kjo nuk do të thotë se Kosova nuk duhet të marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, përfundoi Serwer.
The Geopost

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar
Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi
Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb