Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Knezeviq rikthen çështjen e njohjes së Kosovës në Mal të Zi, si përpjekje për mobilizimin e votuesve para zgjedhjeve

The Geopost June 17, 2026 3 min read
Share the news

Lideri i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Milan Knezeviq, ka paralajmëruar nisjen e një iniciative për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës, një lëvizje që analistët e shohin si vazhdimësi të politikave tradicionale të partisë së tij, por edhe si përpjekje për mobilizimin e elektoratit përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Knezeviq deklaroi se Kryesia e DNP-së i ka dhënë mbështetje të plotë për të nisur procedurat në nivel lokal dhe shtetëror për të kërkuar tërheqjen e vendimit të vitit 2008 për njohjen e Kosovës.

Sipas tij, këshilltarët e DNP-së do të paraqesin iniciativa në komunat ku kjo parti është pjesë e pushtetit, ndërsa deputetët do të kërkojnë miratimin e një rezolute në Parlamentin e Malit të Zi.

Ai kritikoi gjithashtu politikën e jashtme të qeverisë, duke e cilësuar atë si “armiqësore ndaj Serbisë dhe popullit serb”, ndërsa njoftoi se do të kërkojë mbështetjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi për këtë iniciativë.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se nisma ka më shumë karakter politik sesa mundësi reale për sukses institucional.

Ligjeruesja në Universitetin e Donja Goricës, Nikoleta Gjukanoviq, tha për gazetën “Vijesti” se veprimi i Knezeviqit nuk është befasues, pasi DNP ka kundërshtuar vazhdimisht njohjen e Kosovës.

“Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e politikave të tyre, por edhe një përpjekje për të mobilizuar elektoratin në prag të zgjedhjeve. Vetë Knezeviqi është i vetëdijshëm se një iniciativë e tillë nuk ka gjasa të ketë sukses në institucione dhe mund të shihet më shumë si mesazh politik për votuesit e tij”, tha Gjukanoviq.

Ajo theksoi se njohja e Kosovës është pjesë e politikës së jashtme dhe e obligimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, të cilat nuk mund të ndryshohen përmes iniciativave të përditshme politike.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe drejtoresha e Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Malit të Zi, Milka Tadiq Mijoviq, e cila vlerësoi se Knezeviqi po i rikthehet çështjes së Kosovës për shkak të mungesës së alternativave politike.

“Ai nuk ka asnjë propozim serioz për ekonominë, arsimin, shëndetësinë apo mjedisin. Për këtë arsye vazhdon t’u rikthehet temave identitare dhe çështjes së Kosovës”, deklaroi Tadiq Mijoviq.

Sipas saj, edhe votuesit me orientim të fortë pro-serb janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një temë që nuk sjell ndryshime konkrete në jetën e tyre dhe se iniciativa synon kryesisht mobilizimin politik para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Një ekspert juridik, i cituar nga “Vijesti”, vlerësoi se çdo vendim i mundshëm i komunave për “anulimin” e njohjes së Kosovës do të kishte karakter thjesht deklarativ dhe nuk do të prodhonte pasoja juridike, pasi njohja e shteteve është kompetencë ekskluzive e qeverisë qendrore.

Kjo nuk është hera e parë që DNP dhe ish-Fronti Demokratik tentojnë të hapin këtë çështje. Në vitin 2023, ata njoftuan miratimin e një deklarate të ngjashme në Kuvendin Komunal të Zetës, por iniciativa dështoi pasi nuk u sigurua kuorumi në disa seanca të njëpasnjëshme.

Mali i Zi e njohu zyrtarisht Kosovën më 9 tetor 2008, gjatë qeverisjes së Milo Gjukanoviqit. Vendimi shkaktoi protesta të shumta në vend, ndërsa një nga kundërshtarët më të zëshëm ishte kryetari aktual i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i cili atëherë hyri edhe në grevë urie në shenjë proteste kundër njohjes së Kosovës.

The GeoPost

Tags: Kosova Mali i Zi Milan Knezeviq

Continue Reading

Previous: Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit!
Next: Skandal në Serbi: Si u manipulua me tekstin për “Ligjet e Mrdiqit”, duke mos e çuar të njëjtin në Komisionin e Venedikut

Dyshohet për zjarrvënie në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan, pak javë pas rikthimit pas 28 vjetësh 2 min read
  • Ballkan

Dyshohet për zjarrvënie në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan, pak javë pas rikthimit pas 28 vjetësh

The Geopost August 3, 2026
​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës në Kosovë 2 min read
  • Ballkan

​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës në Kosovë

The Geopost August 3, 2026
Deklarata skandaloze e Daçiqit në vitin 2020: Çfarë t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Deklarata skandaloze e Daçiqit në vitin 2020: Çfarë t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi

The Geopost August 3, 2026
Biserko: Çdo varrezë e re në Kosovë rikthen përgjegjësinë e Serbisë për krimet e luftës 4 min read
  • Ballkan

Biserko: Çdo varrezë e re në Kosovë rikthen përgjegjësinë e Serbisë për krimet e luftës

The Geopost August 3, 2026
Retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve 90-ta kundër Kosovës 3 min read
  • Ballkan

Retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve 90-ta kundër Kosovës

The Geopost August 3, 2026
Komandanti i KFOR-it: Retorika nxitëse dhe dezinformatat mbeten shqetësim për sigurinë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Komandanti i KFOR-it: Retorika nxitëse dhe dezinformatat mbeten shqetësim për sigurinë në Kosovë

The Geopost August 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.