Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Kisha serbe në Gjilan i detyron fëmijët të këndojnë këngë nacionaliste dhe që e madhërojnë Rusinë

The Geopost August 30, 2023 2 min read
Share the news
Kishat ortodokse serbe po shërbejnë për ta mbajtur gjallë mitin e “nënës Rusi” te serbët e Kosovës.
Një gjë e tillë shfaqet edhe në një video të fundit që e ka shpërndarë Instituti Octopus ku shihen disa fëmijë duke i kënduar Rusisë dhe gjithashtu duke bërë thirrje për pushtimin e Kosovës nga Serbia.
“Kështu lavdërohet Rusia nga serbët në kishat ortodokse në Kosovë! Ndër të tjera kjo këngë bën thirrje edhe për pushtim të Kosovës!”.
Fëmijët këndojnë në prezencë të personave të moshës madhore të cilët shihen edhe duke iu hedhur para fëmijëve për këngën nacionaliste që ia kanë mësuar.
Në këngë i këndohet Serbisë, nënës Rusi dhe kthimit në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në Manastirin e Draganacit, në veri të Gjilanit, ku fëmijët këndojnë këngë duke madhëruar Rusinë, e po ashtu kërkohet okupimi i Kosovës nga Serbia. Përveç kësaj, në këtë objekt kulti, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive edhe duke i paguar.
Ndërsa, Arta Haxhixhemajli, hulumtuese në OCTOPUS tha për RTKlive, se ky institut ka siguruar videon nga rrjetet e mbyllura sociale, që i përket ultranacionalistëve serbë. Videoja, sipas saj, është realizuar në këto dy a po tri ditët e fundit.
“Vendi i realizimit të videos është në Manastirin e Draganacit në mes të Gjilanit dhe Kamenicës. Ne video shihet manipulimi i fëmijëve dhe keqinformimin e gjeneratave të reja po ashtu edhe vazhdimësia e përbashkët serbo-ruse për mos-heqjen nga Kosova edhe vazhdimin e konflikteve”, deklaroi ai.
Kështu, sipas saj, ata mbjellin nacionalizmin “dhe stërvitje ushtarake tek gjeneratat e reja duke filluar nga librat e ilustruara me nacionalizëm serb të lidhura me betejën e Koshares dhe indoktrikimin e fëmijëve me urrejtje ndëretnike”.
“Duhet të rikujtojmë se grupet ruse kanë realizuar të njëjtën metodë me ushtrime ushtarake me fëmijë në Serbi pas pushtimit të Krimesë më 2014 në Zllatibor (Serbi). Më e keqja e gjithë kësaj është përfshirja e dy segmenteve që duhet të qëndrojnë larg konflikteve: kishat dhe fëmijët”, thuhet në reagimin e Arta Haxhixhemajlit.
Kisha serbe ka qenë gjithmonë mbështetësja e politikave të kryera në Beograd në lidhje me fqinjtë e saj. Ajo ka ushqyer edhe lidhjen e popullit serb me atë rus.
Afërsia aktuale e liderëve shtetëror serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe si dhe takimeve të njëpasnjëshme ka për synim finalizimin e ndërtimit të “faltores gjithëserbe”, e cila i ishte premtuar KOS-it nga Aleksandër Vuçiq. “Faltorja gjithëserbe” përfshin vendet e Ballkanit ku serbët jetojnë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq me ambasadorin Harçenko, Daçiq shkon të shohë Lavrovin, rezolutën e socialistëve të Vulin për pranimin e Serbisë në BRICS
Next: Kundërshtimi i lirisë së lëvizjes për kosovarët në Bosnje dhe Hercegovine bllokohet nga politikanët serbë

Sllovenia në alarm për ndikimin rus: Presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë 2 min read
  • Ballkan

Sllovenia në alarm për ndikimin rus: Presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

The Geopost August 24, 2026
Nga propaganda e Millosheviqit te politika e Vuçiqit: A po rikthehet i njëjti skenar? 6 min read
  • Ballkan

Nga propaganda e Millosheviqit te politika e Vuçiqit: A po rikthehet i njëjti skenar?

The Geopost August 24, 2026
Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb 2 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb

The Geopost August 23, 2026
Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari” 4 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

The Geopost August 22, 2026
Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

The Geopost August 22, 2026
Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe – kujt i kishin dhënë informacione? 2 min read
  • Ballkan
  • News

Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe – kujt i kishin dhënë informacione?

The Geopost August 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.