Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kamberi: Regjimi i Vuçiqit duhet të largohet, Serbia duhet të përballet me krimet në Kosovë

The Geopost July 28, 2026 3 min read
Share the news

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD), Shaip Kamberi, ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Serbi nuk mund të sjellin ndryshime të vërteta politike nëse nuk krijohen kushte të reja dhe demokratike zgjedhore.

Në një intervistë për RTK-në, Kamberi kritikoi mënyrën se si, sipas tij, pushteti në Serbi po e përdor debatin parlamentar për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një “spektakël politik” për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale dhe për të fituar kohë para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme.

Sipas tij, kërkesa e opozitës për mocionin e mosbesimit ishte dorëzuar në shkurt, por është futur në rend dite vetëm tani.

“Tendenca është të krijohet një tjetër spektakël politik, qëllimi i të cilit është të largojë vëmendjen e opinionit publik serb nga problemet reale. Duke luajtur rolin e një demokrati, Vuçiq po përpiqet ta largojë vëmendjen nga problemet me të cilat përballet regjimi i tij dhe të blejë sa më shumë kohë të jetë e mundur për të shtyrë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kamberi.

Duke komentuar paralajmërimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për zgjedhje të parakohshme deri në fund të vitit, Kamberi tha se zgjedhjet mund të jenë zgjidhje vetëm nëse ndryshojnë kushtet në të cilat zhvillohet procesi zgjedhor.

Ai akuzoi pushtetin aktual se, për vite me radhë, ka përdorur institucionet shtetërore dhe ka manipuluar proceset zgjedhore për të ruajtur shumicën absolute.

“Zgjedhjet e reja mund të jenë një zgjidhje vetëm nëse ndryshojnë kushtet. Të njëjtat kushte i kanë lejuar Aleksandar Vuçiqit dhe regjimit të tij gjatë viteve të manipulojnë zgjedhjet, të sigurojnë shumicën absolute dhe të përdorin institucionet shtetërore”, tha ai.

Kamberi kritikoi gjithashtu heshtjen e autoriteteve serbe pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snežana Paunović, e cila kishte deklaruar se në vitin 1998 do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”.

Sipas Kamberit, mungesa e një reagimi institucional ndaj kësaj deklarate tregon, siç tha ai, një problem serioz në politikën dhe institucionet e Serbisë.

“Përveç skandaleve të krimit dhe korrupsionit, po përballemi edhe me deklarata skandaloze me një mentalitet nazist. Askush nga qeveria nuk reagoi”, deklaroi Kamberi.

Ai bëri të ditur se ka propozuar një projektrezolutë në Parlamentin e Serbisë për verifikimin institucional të krimeve të kryera në Kosovë, duke u bazuar në vendimet e Tribunalit të Hagës.

Kamberi tha se pret që projektrezoluta të vendoset në rend dite në një nga seancat e ardhshme, në mënyrë që të hapet një debat parlamentar mbi përgjegjësinë e institucioneve dhe autoriteteve serbe për krimet e luftës, si dhe mbi gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

“Pres që në seancën e ardhshme të vendoset në rend të ditës në mënyrë që të diskutojmë përgjegjësinë e qeverisë, autoriteteve dhe veçanërisht gjuhën e urrejtjes që është bërë dominuese në Serbi, veçanërisht kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Kjo po e shtyn rajonin drejt destabilizimit”, tha ai.

Sipas Kamberit, qëllimi i rezolutës është hapja e një debati institucional mbi përgjegjësinë për krimet e luftës dhe sfidimi i narrativës zyrtare në Serbi për të kaluarën e saj.

Ai vlerësoi gjithashtu se politika aktuale e Beogradit nuk është në përputhje me interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në rajon.

“Politika aktuale nuk është në frymën e një shteti që kërkon integrimin në Bashkimin Evropian”, theksoi Kamberi.

Sipas tij, mbetet e paqartë nëse zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshime reale politike në Serbi. Kamberi tha se ndryshimi i vërtetë, sipas tij, kërkon krijimin e kushteve të barabarta zgjedhore dhe një distancim të qartë nga politikat e regjimit aktual dhe trashëgimia politike e viteve 1990.

The GeoPost

Tags: Kosova Serbia Shaip Kamberi

Continue Reading

Previous: Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
Next: Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

The Geopost October 27, 2026
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik 3 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik

The Geopost October 27, 2026
Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim 5 min read
  • Ballkan

Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim

The Geopost October 27, 2026
Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër? 6 min read
  • Ballkan

Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër?

The Geopost October 27, 2026
Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi

The Geopost October 27, 2026
Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90 4 min read
  • Ballkan

Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.