Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin “Sarajevo Safari”, ku është i përfshirë edhe Vuçiq

The Geopost March 29, 2026 2 min read
Share the news

Gazetari dhe shkrimtari italian Esio Gavezzeni ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarje të rënda gjatë luftës në Sarajevë, duke pretenduar se qindra shtetas perëndimorë kanë paguar shuma të mëdha parash për të qëlluar mbi civilët.

Sipas tij, gjatë viteve 1992–1996, rreth 500 persona nga vendet perëndimore morën pjesë në atë që ai e përshkruan si “gjueti njerëzore”.

“Ishte një numër i madh perëndimorësh, rreth 500, të cilët paguan shuma shumë të mëdha për të qëlluar mbi civilët në Sarajevë. Këto shuma janë të krahasueshme me çmimin e një apartamenti sot, pra rreth 200 mijë euro për një fundjavë”, ka deklaruar Gavezzeni.

Ai përshkroi edhe një sistem të supozuar shpërblimi për pjesëmarrësit, duke pretenduar se ata merrnin si “trofe” fishekë të gdhendur, në varësi të viktimave të qëlluara.

Sipas Gavezzenit, kjo veprimtari ishte e organizuar dhe kishte bazë në qytete si Londra dhe Brukseli, ndërsa përfshinte edhe lidhje me një kompani sigurie në Itali, e cila, sipas tij, i përgjigjej kërkesës së klientëve.

“Kishte një kërkesë dhe ata krijuan ofertën – dhe kjo kërkesë ishte mundësia për të qëlluar civilët me snajper”, është shprehur ai.

Gavezzeni shtoi se nga rreth 500 persona të përfshirë, 230 ishin italianë, duke përbërë pothuajse gjysmën e pjesëmarrësve.

Ai bëri të ditur gjithashtu se disa prej të dyshuarve janë identifikuar dhe emrat e tyre i janë dorëzuar prokurorisë, e cila, sipas tij, ka nisur procedurat për t’i thirrur në pyetje.

Në një zhvillim të ndërlidhur, gazetari kroat Domagoj Margetiq ka publikuar një dokument të nëntorit 1993, të nënshkruar nga Slavko Aleksiq, i cili pretendon të lidhë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq me këto ngjarje.

Sipas këtij dokumenti, një shtetas italian i identifikuar me inicialet R.R., kishte dhuruar 20 mijë marka gjermane për njësinë e Aleksiqit, ndërsa dorëzimi i shumës thuhet se ishte bërë nga një vullnetar i njësisë, i përmendur si Aleksandar Vuçiq.

Margetiq thekson se dokumenti sugjeron se bëhej fjalë për pagesë shërbimesh, duke përmendur edhe shpërblime shtesë për vullnetarët që ofronin mbështetje logjistike për vizitorët e huaj.

Dokumentet e publikuara përfshijnë gjithashtu urdhra për lëvizje të lirë të mysafirëve dhe materiale të tjera nga arkiva e luftës së Aleksiqit.

The Geopost

 

Tags: Aleksandar Vuçiq Safari Sarajevo

Continue Reading

Previous: Kush është Darko Duroviq, malazezi i lidhur me rusët i kapur pas hetimit të FBI-së dhe dy ish-paramilitarët serbë të luftës në Kosovë
Next: Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi

Kompanitë serbe të sanksionuara nga SHBA vazhdojnë të eksportojnë në Rusi 18 min read
  • Ballkan

Kompanitë serbe të sanksionuara nga SHBA vazhdojnë të eksportojnë në Rusi

The Geopost April 4, 2026
Nga miliona fitime në humbje: NIS në vitin e sanksioneve të SHBA-së 5 min read
  • News

Nga miliona fitime në humbje: NIS në vitin e sanksioneve të SHBA-së

The Geopost April 4, 2026
Dy aleatët e ngushtë të Rusisë – Pse Vuçiq ka frikë nga humbja e Orban në zgjedhje 6 min read
  • Ballkan

Dy aleatët e ngushtë të Rusisë – Pse Vuçiq ka frikë nga humbja e Orban në zgjedhje

The Geopost April 4, 2026
Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës

The Geopost April 3, 2026
Vulin vazhdon narrativën kundër NATO-s dhe Perëndimit, thekson afërsinë me Rusinë 2 min read
  • Ballkan

Vulin vazhdon narrativën kundër NATO-s dhe Perëndimit, thekson afërsinë me Rusinë

The Geopost April 3, 2026
Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit 3 min read
  • Ballkan

Aleatët përfshirë Kosovën paralajmërojnë sanksione ndaj Iranit në rast të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit

The Geopost April 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.