Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Dëshmi të reja tronditëse për ‘Sarajevo Safari’, përmenden Aleksandar Vuçiq dhe Jovica Stanishiq

The Geopost March 18, 2026 2 min read
Share the news

Është publikuar libri “Snajperistët e fundjavës” i gazetarit italian Ezio Gavazzeni, që zbardh atë që njihet si “gjahu njerëzor” mbi Sarajevë.

Ndërkaq, revista gjermane “Der Spiegel” vjen me detaje tronditëse mbi përfshirjen e ish-shefit të shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiq, dhe dyshimet për rolin e kryetarit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas hulumtimit, 30 vjet pas rrethimit katërvjeçar të Sarajevës, Prokuroria e Milanos po shqyrton akuzat se snajperistë të pasur nga Evropa Perëndimore udhëtonin drejt kodrave mbi qytet për të vrarë civilë, ku gratë shtatzëna dhe fëmijët konsideroheshin “viktima me çmimin më të lartë”.

Gjyqtari Guido Salvini pohon se sistemi ishte i sofistikuar:

“Nga Italia kishin origjinën dhjetëra, nëse jo qindra autorë, të cilët udhëtonin në grupe nga Beogradi drejt Sarajevës me helikopterë dhe automjete terreni.”

Hulumtimet flasin për rreth 230 italianë, francezë, belgë dhe zviceranë, që paguanin deri në 200 mijë marka për një “fundjavë vrasjesh”.

Një nga dosjet më tronditëse të arkivit të Sarajevës mban shënimin “Irina Qishiq 1992–1993”.

Irina u vra vetëm katër ditë pas ditëlindjes së parë, duke u bërë një nga 1,600 fëmijët viktima të rrethimit.

Ish-luftëtari i Armatës së Bosnjës, Naser Husiq, kujton: “Dërgoni gratë dhe fëmijët në vend të sigurt.” Ky ishte paralajmërimi për mbërritjen e “snajperistëve të fundjavës”.

Sipas gazetarit kroat Domagoj Margetiq, Vuçiq ka shërbyer si vullnetar nën komandën e çetnikut Sllavko Aleksiq, duke shoqëruar mysafirët e huaj.

Edhe Vojisllav Shesheli ka konfirmuar përfshirjen e tij në njësinë e Aleksiqit.

Dokumentet e gushtit 1992 sugjerojnë se Vuçiq ka marrë një pushkë Zastava dhe 20 mijë marka gjermane nga një mysafir italian, Roberto R.

Tre ish-komandantë çetnikë, që ishin dëshmitarë kyç, vdiqën në mënyrë misterioze në fund të vitit 2025.

Aleksandar Liçanin, ish-ushtarak serb i Bosnjës, kishte deklaruar se i shihte ‘turistët e safarit’ qëllonin mbi pleq e fëmijë dhe pastaj festonin deri në mëngjes.

Logjistikën e “Safarit të Sarajevës” raportohet se e ka drejtuar Dragosllav Bokan, aktualisht kryetar i këshillit drejtues të Teatrit Kombëtar të Serbisë.

Deputeti boshnjak Zllatko Miletiq ka deklaruar se është 100% i bindur se këto safari u organizuan nga shërbimet serbe të sigurimit:

“Sikur dëshmitarët të mos kishin vdekur ‘në mënyrë interesante’ vitin e kaluar, sot do të dinim çdo detaj.”

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Bosnje dhe Hercegovina Sarajevo Safari

Continue Reading

Previous: BE shqyrton sanksione ndaj Vuçiqit për mungesë reformash dhe kurs anti-evropian
Next: “Bukë për Drenicën”: Marshi i grave që sfidoi regjimin serb në mars të vitit 1998

Profesorë të lidhur me fondin rus të sanksionuar mbajtën leksione rreth ‘botës serbe’ në Podgoricë 5 min read
  • Ballkan

Profesorë të lidhur me fondin rus të sanksionuar mbajtën leksione rreth ‘botës serbe’ në Podgoricë

The Geopost September 24, 2026
Vuçiq tentoi të përfitojë politikisht nga takimi me von der Leyen, reagon KE: Ishte spontan, i shkurtër dhe i paparalajmëruar 2 min read
  • Ballkan

Vuçiq tentoi të përfitojë politikisht nga takimi me von der Leyen, reagon KE: Ishte spontan, i shkurtër dhe i paparalajmëruar

The Geopost September 24, 2026
Dy fytyrat e Serbisë: Vuçiq tenton të promovohet në SHBA, në Beograd vazhdon glorifikimi i Mlladiqit 3 min read
  • Ballkan

Dy fytyrat e Serbisë: Vuçiq tenton të promovohet në SHBA, në Beograd vazhdon glorifikimi i Mlladiqit

The Geopost September 23, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026
Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë? 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë?

The Geopost September 23, 2026
Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen 3 min read
  • Ballkan

Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.