Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Gazetarët investigativë hungarezë: Zbulimi i eksplozivëve pranë një tubacioni gazi në Serbi – një operacion i inskenuar

The Geopost April 5, 2026 2 min read
Share the news

Gazetarë investigativë në Hungari kanë ngritur dyshime se rasti i pretenduar i zbulimit të eksplozivëve pranë një tubacioni gazi në Serbi mund të jetë pjesë e një operacioni të inskenuar, me qëllime politike në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hungari.

Sipas këtyre pretendimeve, operacioni i mundshëm do të lidhej me krijimin e një preteksti për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill.

Gazetari investigativ Baláš Kaufman publikoi në rrjetin social X një mesazh që pretendon se e ka marrë më 25 shkurt nga një burim brenda qeverisë hungareze.

Në këtë mesazh përshkruhet një skenar i mundshëm, sipas të cilit një “sulm” ndaj interesave hungareze në Serbi do të përdorej për të justifikuar masa të jashtëzakonshme.

“Serbia. Serbët ose rusët do të nisin një ‘sulm’ ndaj interesave hungareze në tre javët e ardhshme… Qëllimi i Orbán-it është të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Kaufman, i cili shton se ky version është konfirmuar nga disa burime.

Informacione të ngjashme janë bërë publike edhe nga gazetari Szabolcs Panyi, pjesë e redaksisë investigative Direkt36, i cili ka raportuar se edhe ai më herët kishte marrë sinjale të ngjashme nga qarqe pranë qeverisë hungareze.

Këto pretendime vijnë në një kohë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pranë një tubacioni gazi që lidh Serbinë dhe Hungarinë janë gjetur mjete shpërthyese, duke ngritur alarmin për një kërcënim ndaj infrastrukturës kritike.

Nga ana tjetër, kryeministri hungarez, Viktor Orbán, nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat për një operacion të mundshëm të inskenuar. Megjithatë, ai ka mbledhur Këshillin e Mbrojtjes, pas informacionit të marrë nga Vuçiçi lidhur me rastin e pretenduar.

The Geopost

Tags: Hungaria Serbia

Continue Reading

Previous: Vuçiqi dramatizon pretendimet për “sabotim” të gazsjellësit, pa ofruar prova publike
Next: Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.