Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vuçiqi dramatizon pretendimet për “sabotim” të gazsjellësit, pa ofruar prova publike

The Geopost April 5, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rritur tonet alarmuese lidhur me një rast të dyshuar rrezikimi të infrastrukturës së gazit, duke e paraqitur situatën si kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, ndonëse pa paraqitur dëshmi konkrete për publikun.

Në një postim në Instagram, Vuçiqi njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, të cilin e informoi për atë që e quajti “rezultate të para të hetimit” mbi një incident pranë gazsjellësit Rrjedha e Ballkanit.

Sipas tij, në afërsi të vendbanimit Velebit në veri të Vojvodinës janë zbuluar “dy pako të mëdha me eksplozivë dhe mjete shpërthyese”, duke ngritur dyshime për një tentativë sabotimi.

Megjithatë, ai nuk ka publikuar fotografi, raporte zyrtare apo detaje teknike që do të mundësonin verifikim të pavarur të këtyre pretendimeve.

Në deklaratat e tij publike, Vuçiqi përdori një retorikë të theksuar dramatike, duke thënë se objektet energjetike po mbrohen “në mënyrë që asnjë zog të mos fluturojë”, një formulim që sugjeron një gjendje të jashtëzakonshme sigurie.

Ai gjithashtu paralajmëroi masa të ashpra ndaj autorëve të mundshëm, duke deklaruar se shteti do të veprojë “pa mëshirë” ndaj kujtdo që rrezikon infrastrukturën jetike të Serbisë.

Pavarësisht toneve të forta dhe përshkrimeve dramatike, deri tani mungon transparenca institucionale mbi rastin, ndërsa nuk ka konfirmime të pavarura që mbështesin versionin e paraqitur nga presidenti serb.

Ndërlidhja me zgjedhjet në Hungari

Lideri i opozitës Peter Magjar, i cili konsiderohet favorit në zgjedhjet hungareze të planifikuara për javën e ardhshme, tha se ngjarjet në Serbi me eksplozivët e dyshuar të gjetur përfaqësojnë një “operacion me flamur të rremë”.

Zgjedhjet parlamentare në Hungari do të mbahen fundjavën e ardhshme më 12 prill.

Orbán më parë u bëri thirrje qytetarëve hungarezë që jetojnë në Serbi të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa Partia Progresive Serbe dhe Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës i nxitën votuesit të votojnë për partinë Fidesz të Orbán.

Politiko raportoi së fundmi se Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme SVR i Rusisë po shqyrtonte plane për të rritur perspektivat e kryeministrit hungarez në zgjedhjet e ardhshme, pasi sondazhet tregojnë se fitorja këtë herë do të jetë e vështirë.

Raportohet se oficerët e inteligjencës ruse, si një mënyrë për të rritur vlerësimin e Orbanit, shqyrtuan mundësinë e organizimit të një atentati ndaj tij.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Hungaria Serbia

Continue Reading

Previous: Universiteti i Beogradit apel urgjent BE-së: Të ndërpriten arrestimet dhe presioni ndaj studentëve në Serbi
Next: Gazetarët investigativë hungarezë: Zbulimi i eksplozivëve pranë një tubacioni gazi në Serbi – një operacion i inskenuar

Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin 6 min read
  • Ballkan

Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin

The Geopost September 1, 2026
Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së

The Geopost September 1, 2026
Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë 2 min read
  • Ballkan

Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë

The Geopost August 31, 2026
Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë 13 min read
  • Ballkan

Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë

The Geopost August 31, 2026
Dënohen dy të akuzuar për barrikadat në veri, për katër të tjerë gjyqi nis më 15 shtator 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dënohen dy të akuzuar për barrikadat në veri, për katër të tjerë gjyqi nis më 15 shtator

The Geopost August 31, 2026
“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90

The Geopost August 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.