Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

The Geopost April 5, 2026 2 min read
Share the news

Eurodeputeti austriak Helmut Brandstätter reagoi ashpër ndaj njoftimeve të kryeministrit hungarez Viktor Orbán për një pajisje shpërthyese të gjetur pranë tubacionit të gazit që lidh Serbinë me Hungarinë.

Në rrjetin social X, a tha se  “Pra, nuk mund të kishit shpikur një histori më idiote.”

Brandstätter, ish-gazetar dhe redaktor i shërbimit publik austriak ORF dhe mediave të tjera të njohura, është anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2024 në kuadër të grupit Renew Europe dhe pjesë e Komitetit për Punë të Jashtme.

Reagimi i tij vjen në një kontekst ku gazetarë investigativë në Hungari kanë ngritur dyshime se rasti i pretenduar i zbulimit të eksplozivëve mund të jetë pjesë e një operacioni të inskenuar politik, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hungari më 12 prill.

Gazetari investigativ Baláš Kaufman publikoi një mesazh që thotë se e ka marrë më 25 shkurt nga një burim brenda qeverisë hungareze, ku përshkruhet një skenar sipas të cilit një “sulm” ndaj interesave hungareze në Serbi do të përdorej për të justifikuar masa të jashtëzakonshme.

“Serbia. Serbët ose rusët do të nisin një ‘sulm’ ndaj interesave hungareze në tre javët e ardhshme… Qëllimi i Orbán-it është të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Kaufman.

Informacione të ngjashme ka bërë publike edhe gazetari Szabolcs Panyi nga redaksia investigative Direkt36.

Analizat tregojnë se bashkëpunimi midis Serbisë dhe Hungarisë përshtatet në strategjinë më të gjerë të Fidesz në Ballkan.

Në të njëjtën kohë, si Beogradi ashtu edhe Budapesti mbajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe Pekinin, gjë që shpesh i vë në konflikt me Brukselin. Është pikërisht ky orientim i politikës së jashtme që e forcon më tej aleancën e tyre.

Marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë dhe Hungarinë janë të ndryshme në formë, por të lidhura nga një element i përbashkët: përdorimi i këtyre lidhjeve për të zgjeruar ndikimin rus në Evropë dhe për të sfiduar linjën e Perëndimit.

E lidhur me këtë, qëllimi i Rusisë është mbajtja e Orbanit në pushtet, sa më shumë.

The Geopost

Tags: Hungaria Serbia

Continue Reading

Previous: Gazetarët investigativë hungarezë: Zbulimi i eksplozivëve pranë një tubacioni gazi në Serbi – një operacion i inskenuar
Next: Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.