Partia Demokratike Evropiane ka dënuar me ashpërsi deklaratën e Ministrit serb të Informacionit, Boris Bratina, i cili në një intervistë të fundit tha se të rinjtë “nuk janë të vetëdijshëm se policia lokale ka të drejtë t’i rrahë dhe t’i vrasë”.
Në një komunikatë për media, Partia Demokratike Evropiane e konsideroi këtë retorikë si një kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve dhe për demokracinë në Serbi.
“Në një kohë kur studentët dhe të rinjtë protestojnë në mënyrë paqësore, një retorikë e tillë kontribuon në një klimë të rrezikshme, ku dhuna policore legjitimohet në vend që të parandalohet”, thuhet në deklaratë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane, Sandro Gozi, e cilësoi deklaratën e Bratinës si “tronditëse dhe të papranueshme”.
Ai shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mban “përgjegjësi të plotë politike” për fjalët e ministrit dhe kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Bratinës nëse nuk tërhiqen deklaratat.
“Asnjë qeveri demokratike nuk mund të sugjerojë, qoftë në mënyrë të qartë apo të tërthortë, se dhuna kundër qytetarëve të vet — veçanërisht të rinjve — është e justifikuar. Kjo është një vijë e kuqe”, tha Gozi, duke nënvizuar se Serbia nuk mund të pretendojë të ecë drejt Evropës ndërsa toleron retorikën që normalizon shtypjen dhe frikësimin.
Partia Demokratike Evropiane përsëriti se respektimi i të drejtave themelore, liria e shprehjes dhe e drejta për protesta paqësore janë kushte thelbësore për çdo vend që aspiron një të ardhme evropiane.

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës
BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë
Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi