Drejtori i Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS, Arben Fetoshi, i ka cilësuar trazirat e Trazirat e marsit 2004 në Kosovë si episodin më të rëndë në Kosovën e pasluftës, duke theksuar nevojën për një analizë të thellë të tyre.
Në një intervistë në emisionin “FIVE” në Dukagjin, Fetoshi tha se këto ngjarje duhet të shqyrtohen në dy dimensione kryesore: pasojat e drejtpërdrejta dhe orientimi i revoltës qytetare.
Sipas tij, aspekti i dytë ngre pikëpyetje të shumta lidhur me faktorët që mund të kenë ndikuar në zhvillimin e trazirave.
Ai theksoi se ngjarjet e marsit 2004 janë përdorur edhe në narrativat serbe për t’i cilësuar si “pogrom”, duke shtuar se kjo ka ndikuar në perceptimin ndërkombëtar dhe ka ekspozuar dështimet në menaxhimin e situatës nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Fetoshi vlerësoi se pakënaqësia qytetare në atë kohë ishte akumuluar për një periudhë të gjatë, kryesisht për shkak të vonesave në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.
Si ngjarje që shërbeu si shkëndijë për shpërthimin e dhunës, ai përmendi rastin e mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në Mitrovicë, një incident që atë kohë u raportua si pasojë e ndjekjes nga një grup serbësh.
Megjithatë, ai theksoi se mungesa e një hetimi të plotë dhe përfundimtar ka lënë ende hapësirë për dyshime dhe interpretime të ndryshme mbi atë që ndodhi më 17 dhe 18 mars 2004.
Sipas Fetoshit, analiza e institutit që ai drejton sugjeron se mund të ketë pasur elemente të një skenari “kosto-përfitim”, duke përmendur edhe deklarata të mëhershme nga Goran Bogdanoviq, si dhe pretendime për përfshirje të strukturave serbe të sigurisë.
Ai shtoi se raportime të ndryshme kanë përmendur edhe mundësinë e infiltrimit të individëve të lidhur me BIA në orientimin e revoltës qytetare në atë periudhë.
The Geopost

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit