Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Dëshmi të reja për “Safari i Sarajevës” ku përmendet edhe Vuçiqi: Paguanin për të qëlluar civilë, garonin për të vrarë gratë më të bukura

The Geopost May 6, 2026 3 min read
Share the news

Entuziastët e armëve që udhëtuan mijëra kilometra për të qëlluar civilë të pafajshëm për qejf gjatë rrethimit të Sarajevës garuan për të parë se kush mund të vriste gratë më të bukura, pohon një libër.

Turistë të pasur nga Rusia, Kanadaja dhe SHBA-ja bënë udhëtime fundjave në qytetin me shumicë myslimane dhe paguan luftëtarë serbë për t’u bashkuar me të ashtuquajturin Safari i Sarajevës, midis viteve 1992 dhe 1995.

Pretendimet e pakëndshme nga konflikti i përgjakshëm – i cili la më shumë se 11,500 civilë të vdekur – u trajtuan në një dokumentar të vitit 2022 që sugjeroi se turistët perëndimorë, përfshirë britanikët, gjermanët, spanjollët dhe italianët, si dhe snajperistët nga Rusia, SHBA-ja dhe Kanadaja, paguanin shuma më të larta për të qëlluar fëmijë.

Tani, një libër i quajtur “paguaj dhe qëllo” nga gazetari kroat Domagoj Margetic ka botuar një mori dokumentesh që i janë dhënë autorit nga një oficer i inteligjencës boshnjake para se të vritej në vitin 1996.

Nedzad Uglen mblodhi prova të “safarit”, duke përfshirë dosje që tregojnë se turistët u paguanin trajnerëve të tyre serbë 80,000 marka në atë kohë, për të qëlluar burra dhe gra të moshës së mesme, raportoi The Times.

Por gratë e reja do të kërkonin një çmim më të lartë prej 95,000 markash, ndërsa “shënjestrat” më të shtrenjta ishin gratë shtatzëna, me çmim 110,000 marka.

Margetic tha: “Uglen shkroi gjithashtu se të huajt garonin për të parë se kush mund të qëllonte gratë më të bukura”.

Agjenti zbuloi se kishte folur me anëtarë të milicisë serbe të Bosnjës e Hercegovinës që pritën snajperistët e huaj – me “shumë” që pretendonin se një mbretëror evropian ishte midis atyre që morën pjesë.

“Ai do të mbërrinte me helikopter, do të qëndronte në Vogosca pranë Sarajevës dhe donte të qëllonte fëmijë”, pretendoi ai.

Libri zbulon gjithashtu se si ideja për ‘safarin’ lindi në Kroaci, jo në Serbi, dhe përfshinte një kroat që më parë punonte për inteligjencën jugosllave.

Libri i Margeticit mbështet pretendimet e mëparshme se gjakderdhja pa dallim e parë gjatë atyre viteve mund të mos jetë kryer vetëm nga milicitë serbo-boshnjake, por edhe nga civilë të zakonshëm të etur për emocione.

Të huajt e pasur donin të merrnin pjesë në këtë veprim – dhe paguanin shumë për të jetuar fantazitë e tyre duke udhëtuar në Sarajevë në fundjavë për të marrë pjesë në një ‘safari njerëzor’.

Ndërlidhja e ngjarjes me Vuçiqin

Revista gjermane Der Spiegel muaj më patë kishte raportuar për rastet që ndërlidhen me rolin e Aleksandar Vuçiq gjatë luftës në Bosnje.

Sipas gazetarit kroat Domagoj Margetiq, Vuçiq dyshohet se ka shërbyer si vullnetar nën komandën e Slavko Aleksiq, ku thuhet se ka shoqëruar mysafirë të huaj për të marrë pjesë në këto vrasje.

Këto, janë përmendur edhe nga Vojislav Sheshel, ndërsa dokumente të gushtit 1992 sugjerojnë se Vuçiq mund të ketë marrë një pushkë “Zastava” dhe rreth 20 mijë marka gjermane nga një shtetas italian.

Deputeti boshnjak Zllatko Miletiq ka deklaruar se është 100 për qind i bindur se këto safari u organizuan nga shërbimet serbe të sigurimit.

“Sikur dëshmitarët të mos kishin vdekur ‘në mënyrë interesante’ vitin e kaluar, sot do të dinim çdo detaj”, u shpreh ai.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Safari Sarajevo Serbia

Continue Reading

Previous: Divjak: Asnjë faktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk i beson më Vuçiqit
Next: Me cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete?

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor 6 min read
  • Ballkan

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost August 19, 2026
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së 2 min read
  • Ballkan

Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

The Geopost August 19, 2026
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80 4 min read
  • Ballkan

Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80

The Geopost August 19, 2026
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse 8 min read
  • Ballkan

Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse

The Geopost August 19, 2026
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë 3 min read
  • Ballkan

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë

The Geopost August 18, 2026
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës 4 min read
  • Ballkan

“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës

The Geopost August 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.