Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Daçiq vazhdon me narrativë të vjetër, sulmon vendet e BE-së për njohjen e Kosovës

The Geopost July 10, 2026 2 min read
Share the news

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka hedhur akuza ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që kanë mbështetur rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian për Serbinë, duke pretenduar se ato kanë “shkelur integritetin territorial të Serbisë” përmes njohjes së Kosovës.

Komentet e tij erdhën pasi Parlamenti Evropian shprehu shqetësim për aktivitetet e Serbisë që, sipas rezolutës, minojnë sovranitetin e vendeve fqinje.

Daçiq deklaroi se Serbia “nuk ka shkelur kurrë integritetin territorial të asnjë vendi”, ndërsa akuzoi shtetet që kanë njohur Kosovën se kanë cenuar territorin e Serbisë.

Megjithatë, këto pretendime bien ndesh me realitetin juridik dhe politik që ekziston prej më shumë se 18 vitesh.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më sot është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në opinionin e saj këshillimor të vitit 2010 konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të territorit të saj dhe e kundërshton njohjen ndërkombëtare të shtetësisë së saj.

Në deklaratën e tij, Daçiq shkoi edhe më tej duke kërkuar që Bashkimi Evropian, para se të kritikojë Serbinë, të “dënojë njohjen e Kosovës”, duke përsëritur pretendimin se Kosova “nuk do të jetë kurrë anëtare e Kombeve të Bashkuara”.

Ai gjithashtu kritikoi procesin e integrimit evropian, duke pretenduar se kriteret ndaj Serbisë janë politike dhe jo të bazuara në standarde objektive./TheGeoPost/

Tags: Ivica Daçiq Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: “Koha nuk shëron” – rrëfimi i gruas nga Srebrenica që ende pret të gjejë eshtrat e babait dhe vëllait
Next: Gazetat serbe pro-regjimit publikuan gënjeshtrat rekord dhe historitë manipuluese në vitin 2025

Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro 4 min read
  • Ballkan

Dokumentet sekrete zbulojnë prapaskenat e SNS-së së Vuçiqit: Kriminelë, vota dhe miliona euro

The Geopost November 26, 2026
Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia 10 min read
  • Ballkan

Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia

The Geopost November 26, 2026
Cvetkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin, Kosova nuk mund të mbetet peng i pretendimeve të Beogradit 6 min read
  • Ballkan

Cvetkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin, Kosova nuk mund të mbetet peng i pretendimeve të Beogradit

The Geopost November 25, 2026
Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, ushtria serbe u ndal vetëm nga SHBA-ja 5 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, ushtria serbe u ndal vetëm nga SHBA-ja

The Geopost November 24, 2026
BIA nën hijen e Vuçiqit: Paralajmërohet për rrezikun e rikthimit të autokracisë në Serbi 4 min read
  • Ballkan

BIA nën hijen e Vuçiqit: Paralajmërohet për rrezikun e rikthimit të autokracisë në Serbi

The Geopost November 24, 2026
Eurodeputetët kroatë i bëjnë thirrje Serbisë të hapë arkivat e luftës 5 min read
  • Ballkan

Eurodeputetët kroatë i bëjnë thirrje Serbisë të hapë arkivat e luftës

The Geopost November 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.