Kryetari i subjektit politik “Demokracia Serbe” në Kosovë, Ivan Orlloviq, ka publikuar një sërë ankesash nga qytetarë serbë të Kosovës, të cilët pretendojnë se po përballen me ndalime, pyetje dhe vonesa shtesë nga policia serbe gjatë kalimit në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Orlloviqi ka deklaruar se serbët e Kosovës po vendosen “nën llupën e regjimit serb”, veçanërisht ata që në rrjetet sociale kanë shprehur mbështetje për parti opozitare ose kanë kritikuar pushtetin në Serbi.
Në postimin e tij, ai ka publikuar disa mesazhe të qytetarëve që pretendojnë se janë ndaluar për disa orë në vendkalimin administrativ në Jarinjë dhe janë marrë në pyetje nga policia serbe.
Në një nga mesazhet e publikuara thuhet se qytetarët po ndalohen “që të mos votojnë për lista të tjera përveç Listës Serbe”, ndërsa në një tjetër pretendohet se personat që mbështesin opozitën apo kanë marrë ndihmë nga parti të tjera “po privohen dhe po mbahen për orë të tëra”.
“Kushdo që nuk është me Lista Serbe dhe kushdo që është me ndonjë parti tjetër, si dhe kushdo që ka marrë ndonjë ndihmë nga çfarëdo partie tjetër, po ndalohet këto ditë në Jarinjë nga ana e pushtetit serb”, thuhet në një nga ankesat e publikuara nga Orlloviqi.
Në një tjetër pjesë të bisedave të publikuara, një qytetar pretendon se gjatë marrjes në pyetje nga policia serbe është pyetur edhe për figurat politike serbe në Kosovë.
“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”, thuhet se i është drejtuar polici qytetarit gjatë kontrollit.
Orlloviqi deklaroi se gjatë periudhës së fundit ka pranuar ankesa të shumta nga serbë të Kosovës, të cilët pretendojnë se po përballen me shqetësime dhe kontrolle shtesë në kufi për shkak të postimeve, komenteve apo aktiviteteve të tyre në rrjetet sociale, përfshirë pëlqimet dhe mbështetjen për opsione opozitare.
Ai theksoi se liria e mendimit dhe përkatësia politike duhet të jenë të garantuara për çdo qytetar, pa frikë dhe pa pasoja politike apo institucionale.
Në fund të reagimit të tij, Orlloviqi u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit nëpër vendkalimet kufitare me Serbinë, duke paralajmëruar se zgjedhjet janë afër dhe se tensionet politike mund të rriten edhe më tej.
The Geopost


Ministri i Malit të Zi kritikon ashpër vendimin e një komune për çnjohjen e Kosovës
Haga refuzoi lirimin e kriminelit Ratko Mlladiq
Si po rritet prania e kompanive kineze dhe ruse në zhvillimin e rregulloreve minerare në Serbi
Kongresmeni Self: Refuzimi i disa shteteve anëtare të NATO’s për ta njohur Kosovën, minon stabilitetin në Ballkan
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë
Togeri serb i Policisë së Kosovës i çoi BIA-s dokumente sekrete