Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • BALKAN DISINFORMATION SUMMIT
  • Lajme

Sot mbahet “Samiti ballkanik për dezinformimin”

The Geopost February 22, 2024 2 min read
Share the news

“The Geopost” sot (e enjte) do të jetë nikoqir i “Samitit ballkanik për dezinformimin”. Njohës të kësaj fushe nga vende të ndryshme të botës do të jenë pjesë e paneleve, për të diskutuar për dezinformimin, luftën në Ukrainë, Inteligjencën Artificiale (AI), mediat, influencën e Kinës në Lindje të Mesme etj.

Në kuadër të këtij samiti, për komunikimin strategjik të Kosovës para të pranishmëve do të flas ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ndërkaq në panelin e parë për dezinformimin në Evropë do të flasin: Jashna Jelisie, Jakub Kalensky, Jana Kazas, Vladimir Sazonov dhe Dietmar  Pichler.

Për agresionin ushtarak rus në luftën në Ukrainë do të flasin gazetaret ukrainase Lydmila Makey, Tatyana Synelnyk, si dhe historiani ukrainas, Vladislav Havrylov.

E nga Amerika për dezinformimin në media sociale do të tregojë Jason Steinhauer.

Vëmendje e posaçme në këtë samit do t’i kushtohet edhe dezinformimit në Ballkan dhe influencës ruse, tema të cilat do t’i shtjellojnë panelistët: Milan Jovanovic nga Mali i Zi, Boris Varga nga Serbia, Rosana Aleksoska nga Maqedonia Veriore, Gerta Zaimi nga Shqipëria. Ljubomir Filipoviq nga Mali i Zi dhe Darko Brkan nga Bosnja e Hercegovina.

Dezinformimi në Lindje të Mesme dhe influenca kineze është po ashtu në fokus të Samitit ballkanik për dezinformimin, për çka do të flasin: Ruslan Trad nga Bullgaria, Nicos Panagiotou nga Greqia, Ana Krstinovska nga Maqedonia e Veriut dhe Gil   Hoffman nga Izraeli.

Po ashtu, në kuadër të Samitit për dezinformimin në Ballkan do të flasin edhe profesorët amerikanë Janet Johnson e Michael Beam.

“Samiti ballkanik për dezinformimin” nis në ora 9:30 dhe mbahet në Swiss Diamond Hotel, në Prishtinë.

 

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Medvedev kërcënon Berlinin, Londrën dhe Uashingtonin me hakmarrje bërthamore nëse Rusia kthehet në kufijtë e vitit 1991
Next: Samiti ballkanik për dezinformimin, Sazanov: Rusia me traditë të hershme të propagandës, targeton Perëndimin

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit

The Geopost September 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.