Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pohoi në Kombet e Bashkuara të mërkurën se udhëheqësi rus Vladimir Putin po planifikonte sulme ndaj termocentraleve bërthamore në vendin e tij dhe paralajmëroi për pasoja katastrofike.
“Kohët e fundit kam marrë një tjetër raport alarmues nga agjencia jonë e inteligjencës. Tani Putini në fakt duket se po planifikon sulme ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës sonë bërthamore me synimin për t’i shkëputur ato nga rrjeti i energjisë, “tha Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Zelensky, i cili mbajti fjalimin e tij në anglisht, tha se Rusia po përdorte satelitët për të mbledhur imazhe dhe informacione të detajuara rreth infrastrukturës bërthamore të Ukrainës.
“Çdo incident kritik në sistemin energjetik mund të çojë në një katastrofë bërthamore, një ditë e tillë nuk duhet të vijë kurrë”, tha Zelensky.
“Moska duhet ta kuptojë këtë, dhe kjo varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për të ushtruar presion mbi agresorin”, tha ai.
“Këto janë termocentrale bërthamore. Duhet të jenë të sigurta.”/BARRON’S/

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit