Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Botë

Rusia një vit pas rrëzimit të Asadit: Humbje e ndikimit të Kremlinit në Damask

The Geopost December 9, 2025 2 min read

FILE PHOTO: Russian President Vladimir Putin (R) and Syrian President Bashar al-Assad visit the Hmeymim air base in Latakia Province, Syria December 11, 2017. Picture taken December 11, 2017. To match Special Report RUSSIA-FLIGHTS/ Sputnik/Mikhail Klimentyev/ via REUTERS/File Photo ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY./File Photo

Share the news

Një vit pas largimit të Bashar al-Asadit, Rusia po përpiqet të mbajë qoftë edhe një pjesë të vogël të ndikimit që dikur e konsideronte të garantuar në Siri. Ajo që dikur dukej si një fitore strategjike e Kremlinit është kthyer në humbje të ndikimit.

Rënia e regjimit të Asadit ishte një goditje direkte për Moskë. Ai ishte aleati i tyre më i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, një figurë të cilën Rusia e kishte “shpëtuar” disa herë me sulme ajrore dhe mbështetje ushtarake. Tashmë, aleati është strehuar në Moskë, i padëshiruar nga qeveria e re siriane dhe i padobishëm për Rusinë. Edhe për vetë Vladimir Putinin, është një humbje e madhe, pra një investim politik dhe ushtarak shumëvjeçar që u rrëzua brenda pak muajve.

Qeveria e re siriane, e dalë nga Hayat Tahrir al-Sham, e ka bërë të qartë se Rusia nuk është më lojtari kryesor në vend. HTS-ja nuk e sulmoi asnjëherë bazën ajrore ruse gjatë ofensivës, por kjo nuk ishte shenjë respekti, thjesht një zgjedhje taktike. Pasi morën pushtetin, ata i diktuan rregullat Moskës: baza ruse mund të mbetet vetëm nëse i shërben interesave të Damaskut. Madje kanë anuluar edhe marrëveshje të mëparshme ku Rusia kishte fituar pozita ekonomike.

Prania ushtarake ruse është minimale: dy baza për arsye praktike, jo si shenjë ndikimi. Kremlini e di mirë këtë, prandaj edhe e ka ndryshuar narrativën, duke u përpjekur ta quajë këtë “prani të fragmentuar”.

Edhe vizita e presidentit të ri sirian në Moskë ishte më shumë për nevojat e tij: kërkim legjitimiteti, naftë dhe ndihmë për energjetikën. Rusia, nga ana e saj, nuk ishte më në pozitë të diktonte kushte. Ajo thjesht u përpoq të shpëtojë sa të mundet nga pozitat e saj të mbetura, kryesisht bazat që i duhen për operacionet në Afrikë.

Ndërkohë, Asadi dikur karta më e fortë e Kremlinit është kthyer në një kokëqarje politike. Rusia po e mban të fshehur, pa ndikim dhe pa rol në politikën siriane. Ai nuk flet, nuk shfaqet dhe duket se është larguar nga çdo skenë. Për Kremlinin, është humbje e pastër.

Lufta ndaj Ukrainës e ka dobësuar Moskën jo vetëm financiarisht, por edhe gjeopolitikisht. Vëmendja e Rusisë u nda, burimet u shterën, dhe vendet e rajonit e kuptuan se Moska nuk ka më fuqinë. Tani Siria po balancohet mes Turqisë dhe SHBA-së.

Në fund të ditës, Rusia ka kaluar nga aktori dominues në një lojtar dytësor. Ajo që dikur dukej si një bast fitues për Kremlinin është kthyer në një tregues të dobësimit të tij në Lindjen e Mesme./TheGeoPost.

Tags: Bashar al-Asad Rusia Siria Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: “Vit vdekjeprurës për gazetarët”, Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë të vrarë gjatë 2025-ës
Next: Ukraina ka përgatitur tre dokumente të reja për propozimet e paqes që do t’i dërgohen administratës Trump

Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës 3 min read
  • Analiza

Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës

The Geopost August 31, 2026
Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë 2 min read
  • Botë
  • News

Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë

The Geopost August 31, 2026
Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet 2 min read
  • Botë
  • News

Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet

The Geopost August 30, 2026
Bild dhe The Telegraph shkruajnë për skenarë të mundshëm të një sulmi rus ndaj NATO-s 7 min read
  • Botë
  • News

Bild dhe The Telegraph shkruajnë për skenarë të mundshëm të një sulmi rus ndaj NATO-s

The Geopost August 30, 2026
Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran 7 min read
  • Botë
  • News

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran

The Geopost August 30, 2026
SHBA-të dhe Venezuela nënshkruajnë një marrëveshje historike për naftën 3 min read
  • Botë
  • News

SHBA-të dhe Venezuela nënshkruajnë një marrëveshje historike për naftën

The Geopost August 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.