Ukraina po përdor gjithnjë e më shumë dronë të pajisur me Al për të goditur objektiva ushtarake ruse larg vijave të frontit, në një zhvillim që ekspertët e konsiderojnë një hap të rëndësishëm në evolucionin e luftës moderne.
Sipas BBC, sulmet e fundit janë përqendruar te automjetet e furnizimit dhe rrugët logjistike që lidhin Rusinë me territoret e pushtuara në jug të Ukrainës, përfshirë Krimenë.
Dronët ukrainas të tipit Hornet janë të aftë të identifikojnë dhe ndjekin objektivat në mënyrë autonome pasi të jenë nisur drejt zonës së caktuar.
Eksperti i armëve Nick Brown shpjegoi se sistemi i Al është trajnuar me mijëra orë pamje të pajisjeve ushtarake ruse të mbledhura gjatë luftës.
Kjo u mundëson forcave ukrainase të lëshojnë qindra dronë në distanca të mëdha dhe t’i drejtojnë automatikisht drejt objektivave sapo ato të identifikohen.
Sipas ekspertëve, teknologjia e re po rrit ndjeshëm saktësinë dhe rrezen e goditjeve ukrainase, ndërsa i bën dronët më të vështirë për t’u neutralizuar nga sistemet ruse të luftës elektronike.
Ata vlerësojnë se këto aftësi po detyrojnë Rusinë të zhvendosë më larg nga fronti infrastrukturën e saj logjistike dhe mbështetëse.

Qendra e kontestuar në Nish pritet të përforcohet me aeroplanin rus Ilyushin
Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende
Çfarë mund të përdorë SHBA-ja në Iran, e quajtur “Nëna e të gjitha bombave”?