Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Raporti i Progresit: Serbia mban marrëdhënie të nivelit të lartë me Rusinë e Kinën, glorifikon kriminelët e luftës

The Geopost November 1, 2024 2 min read
Share the news

Serbia nuk ka arritur asnjë përparim në politikën e jashtme dhe të sigurisë, pasi niveli i saj i linjëzimit mbetet i pandryshuar. Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën paraqesin shqetësime të veçanta. Dialogu me Kosovën nuk ka treguar rezultatet e dëshiruara. Brenda vendit, kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen. Përveç kësaj, Serbia mori nota të dobëta për lirinë e shprehjes.

Këto vërejtje i bëhen Serbisë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Në raport thuhet se “disa nga veprimet dhe deklaratat e Serbisë bien ndesh me qëndrimet e politikës së jashtme të BE-së”.

Dokumenti thekson se Serbia ka mbajtur marrëdhënie të nivelit të lartë me Federatën Ruse, duke ngritur pikëpyetje për drejtimin strategjik të Serbisë.

Komisioni Evropian gjithashtu i ka kërkuar Serbisë që të ketë prioritet përafrimin më të ngushtë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese. Për më tepër, dokumenti thekson se Serbia vazhdoi bashkëpunimin me BE-në për të parandaluar shmangien e sanksioneve dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Megjithatë, Komisioni i kërkon gjithashtu Beogradit zyrtar që të intensifikojë përpjekjet për të parandaluar çdo përpjekje për të përdorur territorin ose subjektet serbe të regjistruara në Serbi për të anashkaluar masat kufizuese të BE-së.

Komisioni gjithashtu i bën thirrje Serbisë që të bëjë përpjekje të besueshme për të mbyllur hapësirën për ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin, si dhe të ndërmarrë hapa për të ndërtuar elasticitet shoqëror ndaj formave të tjera të kërcënimeve hibride.

Raporti thekson marrëdhëniet në rritje të Serbisë me Kinën, duke përfshirë një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë që hyri në fuqi. Komisioni e sheh këtë si “një shqetësim strategjik”.

Përveç vërejtjeve në raport Serbinë e ka kritikuar edhe shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili i tha Serbisë se nuk mund të ketë lidhje me Rusinë dhe të bëjë biznes me të dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Thjesht nuk mund të mbani lidhje me Rusinë ose të tentoni të bëni biznes si zakonisht dhe të prisni që vendi juaj të bëhet pjesë e BE-së, është njëra apo tjetra. Disa nga partnerët tonë janë plotësisht të rreshtuar me politikën tonë të jashtme të sigurisë. Mund të përmendi Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, e cila është duke u rreshtuar vullnetarisht”, ka thënë Borrelli./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Trajnimi i përbashkët i policisë serbe dhe bjellorusisë u ra dakord me rastin e vizitës së Vulin në Bjellorusi
Next: Sanksionet ndaj kompanive me bazë në Bar për bashkëpunim ushtarak me Rusinë

Si po e rikthen Vuçiq retorikën nacionaliste të Kosovës për poena elektoralë në Serbi? 5 min read
  • Analiza

Si po e rikthen Vuçiq retorikën nacionaliste të Kosovës për poena elektoralë në Serbi?

The Geopost September 2, 2026
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës 3 min read
  • Analiza

Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës

The Geopost August 31, 2026
Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Ratko Mladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi 4 min read
  • Analiza

Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Ratko Mladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi

The Geopost August 31, 2026
Midis vendimeve të Hagës dhe glorifikimit në rrugë: Vdekja e Mlladiqit shpërfaq sërish refuzimin e ballafaqimit me të kaluarën 3 min read
  • Analiza

Midis vendimeve të Hagës dhe glorifikimit në rrugë: Vdekja e Mlladiqit shpërfaq sërish refuzimin e ballafaqimit me të kaluarën

The Geopost August 30, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.