Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Pengesat e integrimit të Ballkanit në BE: Von Der Leyen e drejtoi gishtin kah Rusia

The Geopost October 25, 2024 3 min read
Share the news

Pengesat e integrimit të Ballkanit në Mosmarrëveshjet, konfliktet dhe ndasitë në rajon nxiten nga ana e Moskës me qëllim që të parandalojnë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE). Me këtë deklaratë të bërë të mërkurën në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, lëshoi alarmin te vendet aspirantë që të jenë më syçelë e të mos bien në grackën e Rusisë kur bëhet fjalë për procesin eurointegrues të rajonit.

Kreu i ekzekutivit evropian, Von der Leyen, si ndalesë të parë të turit ballkanik zgjodhi Tiranën, ku mori pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit akademik të Kampusit të Kolegjit të Evropës. Gjatë fjalimit të saj para studentëve, ajo e tha shumë qartë se “sa herë ka progres drejt pajtimit apo integrimit rajonal, janë ata forca që sjellin në vëmendje konfliktet e vjetra”.

Ajo rikujtoi se Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës në momentin që Ukraina vendosi si qëllim strategjik anëtarësimin në BE. Të njëjtën gjë, sipas saj, Rusia tentoi ta bëjë javë më parë në Moldavi me ndërhyrjen në referendumin e atij vendi nëse dëshirojnë të ardhmen evropiane.

Por, fjalimi i saj përfundoi me një optimizëm se “erërat e ndryshimit” që po fryjnë në Ballkan janë më të fuqishme se erërat destruktive dhe konfliktnxitëse.

“Ashtu si ndodhi edhe pas vitit 1989, historia europiane po lëviz. Atëherë ndjesia që patëm ishte sikur bashkimi i kontinentit tonë ishte i paevitueshëm, sepse ishte një nga ato forcat e pandalshme të historisë, të cilën brezi im e quajti “era e ndryshimit”. A mund ta ndalë kush këtë erë ndryshimesh? Sot, kjo erë ndryshimesh po fryn këtu, por jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Ukrainë, Moldavi e Gjeorgji e gjithandej në kontinentin tonë”, tha von der Leyen.

Pas Tiranës, von der Leyen sot arriti në Shkup për të takuar krerët shtetëror të vendit. Ajo ishte e drejtpërdrejtë se nuk rrugë tjetër për zhbllokimin e procesit të bisedimeve anëtarësuese pa tejkalimin e ndasive me Bullgarinë. Shefja e KE-së bëri me dije pa zbatimin e Propozimit Francez, i cili implikon ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve etnikë në Kushtetutë, Shkupi nuk do të mund të lëvizë përpara në proces.

Të njëjtat mesazhe, pra të tejkalimit të mosmarrëveshjeve me fqinjët nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve, pritet t’i japë edhe në Prishtinë dhe Beograd.

Ngecja e procesit të integrimit të rajonit në BE ka rritur euroskepticizmin te qytetarët e gjashtë shteteve aspirantë të rajonit. Ky është një nga qëllimet e propagandës ruse, e pranishme në rajon për një kohë të gjatë. Andaj, vizita e kreut të KE-së në kryeqytetet e këtyre vendeve ka për qëllim të rikthejë besimin se integrimi evropian është i mundur, është i gjallë dhe është i dobishëm për rajonin problematik. Pasi Brukseli miratoi agjendat e reformave të qeverive të rajonit, von der Leyen ka në fokus edhe promovimin e Planit të BE-së për Rritje dhe Reforma në Ballkan, në kuadër të të cilit do të ndahen 6 miliardë euro për këto vende.

Ursula von der Leyen theksoi se mandati i dytë i saj në krye të KE-së do të ketë për prioritet të lartë integrimin e Ballkanit në Union, një proces që gjithnjë e më shumë bëhet urgjencë gjeopolitike për Brukselin, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë. / The Geopost/

Continue Reading

Previous: Sarajeva do të hetojë pretendimet se aktivistët pro-rusë janë trajnuar në Bosnje për të destabilizuar Moldavinë përpara referendumit
Next: Pak para zgjedhjeve bastisen shtëpitë e dy anëtarëve të Këshillit të Atlantikut në Gjeorgji

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale 6 min read
  • Analiza
  • News

Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale

The Geopost September 20, 2026
Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën… 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën…

The Geopost September 18, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit

The Geopost September 17, 2026
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë

The Geopost September 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.