Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Partitë pro-serbe tentojnë ta bëjnë serbishten gjuhë zyrtare në Mal të Zi, Mandiq – vëlla për Vuçiqin

The Geopost October 23, 2024 3 min read
Share the news

Sipas rezultateve të regjistrimit të Entit të Statistikave të Malit të Zi (MONSTAT), shumica në Mal të Zi janë malazezët me një përqindje prej 41,12 për qind (256,436 qytetarë), serbët me 32,93 për qind (205,370) dhe boshnjakët me 9,45 përqind(58.956) të popullsisë. Shumica e qytetarëve flasin serbisht – 43,18 për qind (269,307) dhe gjuha malazeze është në vendin e dytë me 34,52 për qind (215,299).

Ky është regjistrimi i parë i popullsisë që nga ndryshimi i qeverisjes tre dekadash të Partisë Demokratike të socialistit MiloGjukanoviq dhe i pari që nga ardhja në pushtet e partive pro-serbe të ish-Frontit Demokratik.

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq, tha se “si pjesëtar i popullit serb” ai ishte i kënaqur sepse numri i serbëve në Mal të Zi ishte rritur në krahasim me regjistrimin e fundit.

Këto rezultate të regjistrimit të popullsisë, të cilat u konsideruan si rezultate të ndikimit të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, po synohet të përdoret nga partitë proserbe për ndryshime nëKushtetë  në shpalljen gjuhë zyrtare të serbishtes.

Gjuha malazeze është gjuhë zyrtare në Mal të Zi që nga shpallja e pavarësisë më 2006.
“Çdo i treti banor i Malit të Zi është serb dhe gjuha serbe është gjuha e shumicës në Mal të Zi. Pres që të thoni se gjuha e shumicës është serbishtja dhe se duhet të bëhet edhe gjuhë zyrtare”, thotë deputeti i Demokracisë së Re Serbe, DejanGjuroviq.

Zyrtarë të ish-Frontit Demokratik fillimisht kanë paralajmëruar se do të paraqesin një iniciativë për zyrtarizimin e gjuhës serbe, nëse ajo do të ishte gjuha amtare e më shumë se 50 për qind të qytetarëve, gjë që duket se ishte pritshmëri e tyre.

Në anën tjetër, deputeti i DPS-së, Nikolla Miloviq, tha për DV se ky regjistrim i ka dhënë fund polemikave se çfarë mund të sjellë iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës për shkak të ndryshimit të statusit të gjuhës serbe.
“Nëse nisma hyn në rend dite, sigurisht që do të jemi kundër. Nëse duhet të dorëzohet, do të doja të ndodhte tani, t’i ekspozojmë disa gjëra deri në fund, të shohim se çfarë po bëjnë partitë në pushtet. Mali i Zi është një shtet civil dhe me këtë regjistrim ajo histori ka përfunduar”, shton Miloviq.

Derisa ky debat po zhvillohet në Mal të Zi, në Beograd presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar Andrija Mandiqin, që përveç se kryetar i Kuvendit malazez ai është edhe lideri i Demokracisë së Re Serbe.

Vuçiq e ka pritur atë bashkë me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe e ka quajtur atë “vëlla”.

“Jam i lumtur që arrita të sjell tre presidentë në një tavernë në Beograd mbi ujë – Nikoliç, Mandiq dhe Ana. Tom dhe unë kujtojmë themelimin e SNS, mirënjohës për Anën që më vonë na u bashkua dhe të lumtur që mund të presim vëllain tonë dhe mikun nga Mali i Zi Andrija Mandiqit”./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Putin po mban samit për t’i treguar Perëndimit se nuk mund ta mbajë Rusinë jashtë skenës botërore
Next: Pretendimet për trupat e Koresë së Veriut ringjallin debatin mbi praninë e BE-së në terren në Ukrainë

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet

The Geopost September 30, 2026
RULETA GJEOPOLITIKE NË LUMIN EAST RIVER 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

RULETA GJEOPOLITIKE NË LUMIN EAST RIVER

The Geopost September 28, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi, pa aktakuzë dhe nën mbrojtjen politike të Vuçiqit 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi, pa aktakuzë dhe nën mbrojtjen politike të Vuçiqit

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.