Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Një vit nga sulmi në Banjskë, Serbisë i kërkohet t’i mbajë përgjegjës terroristët që ka strehuar

The Geopost September 25, 2024 4 min read
Share the news

Më 24 shtator u bë një vit që kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës kur një grup terrorist serb i armatosur rëndë sulmoi Policinë e Kosovës.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa nga përleshjet e mëvonshme Policia e Kosovës ekzekutoi tre terroristë, trupat e të cilëve mbetën në terren dhe të tjerët ikën drejt Serbisë ku po vazhdojnë të jenë të lirë. I lirë në Serbi është edhe organizatori i këtij sulmi, Milan Radoiçiq i cili vetë mori përgjegjësinë, por mbrohet nga shteti serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është përgjegjëse për këtë sulm dhe kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi. E në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë. Ne e dimë kush janë autorët e sulmit në Banjska, e dimë ku janë kryerësit dhe pjesëmarrësit në të, e dimë ku fshihen apo më saktë të themi se si nuk fshihen, dhe gjithsesi e dimë se kush i mbron ata. Serbia duhet të përgjigjet sepse është përgjegjëse për sulmin në Banjska, andaj ajo duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të bashkëpunojë me Kosovën dhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nxjerrjen para drejtësisë të kryerësve të këtij akti agresioni, në një proces të drejtë gjyqësor në vendin tonë”, u shpreh kryeministri.

Kurti ka thënë se Kosova padyshim se në këtë kontekst është dhe mbetet ajo që ka qenë: demokratike, për liri, për përparim dhe pro Perëndimit, “por fatkeqësisht, Serbia ka mbetur po ajo që ka qenë, siç e kemi njohur ngaherë: agresive, hegjemone, kriminale dhe pro Rusisë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që autorët dhe të gjithë ata që ishin përfshirë në këtë krim të dalin para drejtësisë.

Ambasadori Jeff Hovenier dha këtë deklaratë pasi ishte bashkë me qeveritarët e Kosovës dhe kolegë të tij ambasadorë për të bërë homazhe te varri i Afrim Bunjakut.

“Sot u bashkuam me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë është që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka thënë Hovenier.

Përpos SHBA-ve edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar dënimin e autorëve. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në X tha: “Një vit pas sulmit në Banjskë, BE përsërit thirrjen për ndjekjen e shpejtë të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është një rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Ndërsa Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë nderime bashkë me të tjerët në Kosovë.

Ambasadori i Mbretërisë e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Serbia të ndërmarrë masat për të mbajtur përgjegjës Milan Radoiçiqin dhe të tjerët.

“Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjet tronditëse që ndodhën në Banjskë. I falënderoj profesionalizmin dhe guximin e Policisë së Kosovës për veprimin e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023, si dhe për prokurorët e Kosovës për punën e tyre të durueshme në hartimin e një aktakuze. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiciq, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë John Rohde akuzoi direkt Serbinë që nuk po bashkëpunon për të vënë para drejtësisë Radoiçiqin.

“Një vit më parë, në Banjskë është vrarë oficeri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sakrifica e tij nuk do të harrohet. Megjithatë, Radoiçiq, autori i dyshuar, mbetet i lirë në Serbi pavarësisht se e pranon fajin. Kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen. Drejtësia duhet të vendoset – pa vonesë ose justifikim”, ka thënë Rohde.

Gjithashtu ambasadori i Francës, Olivier Guerot, tha se është e papranueshme që autorët të jenë ende të lirë.

“1 vit pas sulmit, autorët janë ende të lirë. Kjo nuk është e pranueshme. Franca bën thirrje që përgjegjësit për sulmin në Banjska të sillen para drejtësisë dhe të mbahen përgjegjës”.

Serbia të gjithë këtyre kërkesave për të reaguar iu përgjigj me Petar Petkoviqin i cili reagoi ashpër për postimin e Peter Stanos që përdori flamurin shtetëror të Kosovës në postimin e tij. Askush nga krerë të tjerë nuk reaguan se pse vazhdojnë të mos i mbajnë përgjegjës autorët e sulmit. /The Geopost/

 

Continue Reading

Previous: Të dhënat e FBI tregojnë se krimi i dhunshëm është në rënie për të dytin vit radhazi
Next: Moldavia përjashton partinë e oligarkut të arratisur Shor nga referendumi i BE-së

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike 7 min read
  • Analiza

Rusia dhe lufta hibride: Propaganda, dezinformimi dhe sulmet kibernetike

The Geopost April 25, 2026
Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë 6 min read
  • Analiza

Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

The Geopost April 17, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston 4 min read
  • Analiza
  • News

Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston

The Geopost April 2, 2026
Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian” 6 min read
  • Analiza

Analizë: Beteja për Hormuzin dhe “Prosperity Guardian”

The Geopost March 30, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.