Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Lavrov ka kërkuar të qëndrojë në Shkup në konferencën vjetore të OSBE-së

The Geopost November 7, 2023 3 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergey Lavrov, ka kërkuar t’i mundësohet të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut në konferencën vjetore ministrore të OSBE-së, e cila do të mbahet nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor në Shkup.

Në këtë konferencë pritet të mbërrijnë 76 delegacione nga vendet anëtare dhe partnerë të OSBE-së. Priten mbi 1000 mysafirë, mbi 100 media, delegacione nga disa shtete, përfshirë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Rusia.

“Në Shkup, dy palë ndërluftuese (Rusia dhe Ukraina), mes të cilave nuk ka komunikim dhe dialog, do të kenë mundësinë të ulen në tryezë”, tha sot në Shkup ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili kryeson OSBE-në.

Osmani konfirmoi se Lavrov para pesë ditëve i ka dërguar një letër, në të cilën “ka shfaqur interes dhe kërkesë për të siguruar praninë e tij në Shkup”.

Ai thotë se është ende e pasigurt ardhja e Lavrovit pasi hapësira ajrore e vendit është e mbyllur për avionët shtetërorë rusë, njëjtë si dhe ato të vendeve fqinje.

Mbyllja e hapësirës ajrore erdhi si përgjigje ndaj agresionit rus kundër Ukrainës. Megjithatë, që nga fillimi i luftës, Rusia ka penguar vazhdimisht punën e OSBE-së në të cilën vendimet merren me konsensus, duke bllokuar disa vendime që ishin në interes të saj. Deri më tani, Lavrov ka vënë disa herë veton ndaj kandidaturës së Estonisë për kryesim në vitin 2024, ka bllokuar buxhetin e OSBE-së dhe ka vënë veton ndaj misioneve në Ukrainë.

Osmani pret që “Federata Ruse të tregojë shenja kompromisi dhe bashkëpunimi për të lehtësuar procesin e sigurimit të plotë”.
Pavarësisht nëse Lavrov do të vijë apo jo, Rusia si shtet, sipas njoftimeve të shefit të diplomacisë, do të marrë pjesë në këtë aktivitet me përfaqësuesit e saj.

Mungesa eventuale e Lavrov do të komplikojë zgjedhjen e kryesuesit të ardhshëm të OSBE-së për vitin 2024, pasi vendimet merren me konsensus.

“Jemi duke punuar në disa skenarë”, thotë Osmani. “Vendet janë të ndara se kush mund të jetë kryetar i OSBE-së, por se po bëhen përpjekje për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.”
Skenari i parë është që Estonia të jetë kryetare, pasi është kandidati i vetëm formal, por përballet me mungesën e mbështetjes nga Rusia.

Nëse nuk do të arrihet në konsensus se kush të jetë kryesues i ti, atëherë ka gjasa që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me kryesimin edhe në vitin e ardhshëm, gjë që do të ndodhte për herë të parë në historinë e OSBE-së.

Osmani informoi se organizimi i samitit final të OSBE-së në Shkup do të kushtojë nga pesë deri në tetë milionë euro dhe pothuajse të gjithë shumën do ta paguaj Maqedonia e Veriut si kryesuese.

Më shumë se 200 persona do të angazhohen në logjistikë për ngjarjen. Do të sigurohet një fluturim çarter nga Brukseli në Shkup dhe disa delegacione do të vijnë me avionë të tyre. Ministria e Punëve të Jashtme do të paguajë 960 mijë euro për marrjen me qira të automjeteve të destinuara për ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të OSBE-së.

Osmani thotë se për herë të parë OSBE po përballet me krizë dhe vendimet për të ardhmen e organizatës do të merren në Shkup. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia shkon në zgjedhjet e 17 dhjetorit me Millosheviqin në krye dhe me Rusinë në prapavijë
Next: Gazetarja ukrainase që u strehua në Kosovë: Ukraina duhet ta njohë këtë vend pas luftës

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026
A po i vjen fundi Vuçiqit? Nga Ibri te zgjedhjet, pse presidenti serb po e ashpërson retorikën 6 min read
  • Analiza
  • News

A po i vjen fundi Vuçiqit? Nga Ibri te zgjedhjet, pse presidenti serb po e ashpërson retorikën

The Geopost August 12, 2026
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla

The Geopost August 11, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Nga nacional-populizmi i Vuçiqit te integralizmi i Lomparit: A rrezikon lëvizja studentore të humbasë karakterin e saj qytetar? 11 min read
  • Analiza

Nga nacional-populizmi i Vuçiqit te integralizmi i Lomparit: A rrezikon lëvizja studentore të humbasë karakterin e saj qytetar?

The Geopost August 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.