Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Kisha serbe i ofron “mbështetje të palëkundur” Kishës ruse për pretendimet e saj kishtare në Ukrainë

The Geopost November 19, 2024 3 min read
Share the news

Kisha Ortodokse Ruse përcolli “mirënjohjen e saj të përzemërt” për Kishën Ortodokse Serbe për mbështetjen e saj të palëkundur në lidhje me çështjen kishtare të Ukrainës, veçanërisht në lidhje me Kishën Ortodokse Ukrainase (UOC) të “përndjekur dhe kanonike nën Mitropolitin Onufriy”. Ky vlerësim u shpreh gjatë vizitës së Mitropolitit Anthony të Volokolamsk, klerik nga Kisha Ruse në Novi Sad të Serbisë, të shtunën, më 16 nëntor.

“Marrëdhënia e ngushtë midis dy kishave” u theksua më tej nga një telefonatë midis Patriarkut Kirill të Moskës dhe Patriarkut Porfirije të Serbisë në të njëjtën ditë.
Mitropoliti Anthony i Volokolamsk, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet me Kishën e Jashtme të Patriarkanës së Moskës, mori pjesë në Liturgjinë Hyjnore Patriarkale të kryesuar nga Patriarku Porfirije në Katedralen e Shën Gjergjit në Novi Sad.

Siç u njoftua, gjatë vizitës së tij, Mitropoliti Anthony u takua me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, ku i përcolli mirënjohjen e Patriarkut Kirill për mbështetjen e palëkundur të Kishës Serbe. Ai theksoi solidaritetin e treguar nga Patriarku Porfirije dhe hierarkia serbe ndaj UOC-së, e cila “po përballet me sfida të mëdha”.

Diskutimet trajtuan gjithashtu forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis dy kishave.

Gjithashtu, Patriarku Kirill i Moskës dhe Patriarku Porfirije i Serbisë u angazhuan në një bisedë telefonike, duke rikonfirmuar lidhjet e tyre të ngushta. Patriarku Kirill e informoi homologun e tij serb për zhvillimet dhe “sfidat e fundit me të cilat përballet Kisha Ortodokse Ruse”.

Patriarku Porfirije, nga ana e tij, theksoi lidhjen historike dhe të qëndrueshme midis popujve serb dhe rus dhe përsëriti “mbështetjen e vendosur vëllazërore të Kishës Serbe për Kishën Ortodokse Ruse”.

Në gusht të këtij viti, Ukraina ka miratuar një ligj për të ndaluar grupet fetare të lidhura me Moskën, një lëvizje që kishte shënjestruar Kishën Ortodokse të Ukrainës, të cilën qeveria e ka akuzuar për bashkëpunim në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Në Parlamentin e Ukrainës atë kohë u tha se kjo votë ishte çështje e sigurisë kombëtare.
“Ky është një votim historik. Parlamenti miratoi një legjislacion që ndalon një degë të vendit agresor në Ukrainë”, kishte shkruar një deputete ukrainase.

Shumica e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë, por besimi është ndarë midis Kishës Ortodokse të Ukrainës (UOC), e cila tradicionalisht është aleate me Kishën Ortodokse Ruse në Moskë, dhe Kishës së pavarur Ortodokse të Ukrainës, e cila është njohur që nga viti 2019.

UOC thotë se i prishi lidhjet me Moskën pas pushtimit të shkurtit 2022, por Kievi e ka vënë në dyshim këtë pretendim dhe ka nisur dhjetëra procedime penale, përfshirë akuzat për tradhti, kundër klerikëve të kishës.

Por me këtë vendim të Kievit nuk ishte pajtuar Rusia, e cila atëherë kishte reaguar duke e konsideruar ligjin si një “goditje të fuqishme kundër të gjithë ortodoksisë”.
Patriarku i Kishës së Rusisë e ka karakterizuar pushtimin e Ukrainës si një “luftë të shenjtë”, ndërsa ligjin atëherë e kishte quajtur “të paligjshëm”.

Udhëheqësit ukrainas kanë akuzuar UOC-në se ka nxitur luftën e Rusisë kundër Ukrainës duke përhapur propagandë pro-ruse dhe strehimin e spiunëve.

Sondazhet e opinionit në Ukrainë kishin treguar se rreth 82 përqind e ukrainasve nuk i besojnë UOC./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Ministri holandez: Tregtia kineze me Rusinë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e BE-së
Next: Si mund të ndikojnë raketat me rreze të gjatë që godasin Rusinë në luftën e Ukrainës

Kush është Milan Knezheviç, politikani proserb në Mal të Zi që po kërkon “çnjohjen” e Kosovës? 4 min read
  • Analiza

Kush është Milan Knezheviç, politikani proserb në Mal të Zi që po kërkon “çnjohjen” e Kosovës?

The Geopost May 11, 2026
Integrimi i Kosovës në NATO: Pse ‘zona gri’ nuk është më opsion 4 min read
  • Analiza

Integrimi i Kosovës në NATO: Pse ‘zona gri’ nuk është më opsion

The Geopost May 6, 2026
“Doppelgänger”: Klonimi i mediave në shërbim të propagandës dhe rreziku për Ballkanin 5 min read
  • Analiza

“Doppelgänger”: Klonimi i mediave në shërbim të propagandës dhe rreziku për Ballkanin

The Geopost May 4, 2026
Si po përdor Rusia dezinformimin dhe luftën kibernetike për destabilizim në Evropë 10 min read
  • Analiza
  • Botë

Si po përdor Rusia dezinformimin dhe luftën kibernetike për destabilizim në Evropë

The Geopost April 29, 2026
BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë 5 min read
  • Analiza

BLLOFI I KORRIKUT: Zgjedhja e Vuçiqit mes rrezikut të humbjes tani dhe kolapsit më vonë

The Geopost April 28, 2026
Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë 4 min read
  • Analiza

Raport: Polonia, objektivi kryesor i strategjisë hibride të Rusisë në Evropë

The Geopost April 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.