Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq javën e kaluar shkoi në Kinë për të mirëmbajtur raportet e Serbisë me Kinën. Atje ai ishte pritur nga këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Sigurisë Publike kineze Wang Xiaohong.
Ndërsa në fund të vizitës Daçiq ka marrë pjesë në fazën përfundimtare të stërvitjes së njësive speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MPB) dhe Ministrisë së Sigurisë Publike të Republikës Popullore të Kinës.
13 policë serbë dhe 47 kinezë morën pjesë në stërvitje dhe demonstruan aftësi snajperiste, përdorimin e qenve të shërbimit (për kontrollimin e automjeteve, objekteve në automjet dhe gjetjen e kriminelëve, si dhe përballjen e tyre).
Ata demonstruan edhe veprimet e njësive për prishjen e demonstratave në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Pas kësaj, stërvitja kaloi në një skenar të marrjes peng në një autobus të rrëmbyer, e ndjekur nga pjesa përfundimtare – hyrja në një strukturë duke përdorur një helikopter për ulje të shpejtë në çati, si dhe hyrja në një ndërtesë duke përdorur një qen robot dhe një dron të armatosur me armë.
Daçiq ka vizituar edhe policët serbë, të cilët së bashku me kolegët e tyre kinezë marrin pjesë në patrullimet e përbashkëta policore në Guangzhou.
Daçiq në takimet e tij të zhvilluara me zyrtarë kinezë i dha përkrahje Kinës për politikën e saj kundër Tajvanit.
“Serbia i përmbahet me vendosmëri parimit të një Kine dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kinën për zbatimin e ligjit dhe sigurinë, si dhe të shtyjë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri”.
Në maj të këtij viti presidenti i Kinës, Xi Jinping, shkoi në Beograd për të shtrirë ndikimin kinez në Serbi ndërsa me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq folën për një të ardhme të përbashkët.
Kina dërgon në Serbi “furnizime të rregullta ushtarake”.
Ndërkaq, në prill të vitit 2022 Kina kishte zbarkuar armë të reja kineze. Agjencia e lajmeve AP, në një tekst ku operacioni i transportit u cilësua si sekret, tha se avionët që vazhduan të ulen në Beograd gjatë fundjavës, dërguan atje pjesë të sistemit raketor kundërajror të Kinës, FK-3./TheGeopost/

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit