Administrata e Biden ka qenë në diskutime të rregullta me një numër vendesh dhe kompanish në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azi për rritjen e prodhimit të gazit natyror të lëngshëm në Evropë në rast se një pushtim rus i Ukrainës çon në mungesë gazi, kanë thënë për CNN shumë zyrtarë amerikanë të njohur me diskutimet.
Departamenti i Shtetit, i udhëhequr nga Këshilltari i Lartë për Sigurinë e Energjisë, Amos Hochstein, ka hartuar përgjatë gjashtë deri në tetë javëve të fundit një strategji globale duke eksploruar opsionet e emergjencës për të ridrejtuar dhe rritur furnizimet me gaz nga pjesë të ndryshme të botës, tha një zyrtar i lartë amerikan.
Reuters raportoi javën e kaluar se Hochstein kishte qenë në bisedime me kompanitë e energjisë, por se rritja e prodhimit nuk ishte një kërkesë. Zyrtari i lartë amerikan i tha CNN se rritja e prodhimit në fakt është diskutuar, por se kompanitë e kuptojnë se rritja e prodhimit mund të jetë e rrezikshme dhe do të marrë kohë.
Vendet që angazhohen në bisedime përfshijnë Norvegjinë dhe Katarin, tha zyrtari, por shtrirja e SHBA-së ka qenë “vërtet globale” pasi Uashingtoni dhe aleatët përcaktojnë se çfarë furnizimesh do të nevojiten për të kaluar dimrin dhe pranverën nëse ka mungesa të gazit.

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?